Albspirit

Media/News/Publishing

Albumi i Dua Lipës për 6 muaj në dhjetë krijimet më të mira

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të na bëjë krenarë. Albumi i saj i fundit, ‘Future Nostalgia’, ka qëndruar për 6 muaj në Top 10-en e këngëve më të mira. Lajmi e ka bërë të ditur prezantuesi radiofonik, Mike Adam i cili në një status në Twitter u shpreh se albumi i Dua Lipës ‘Future Nostalgia’ është bërë albumi i parë i një artisteje që për gjashtë muaj me radhë ka qëndruar në listën e 10-es më të mirë në Billboard 200.

Please follow and like us: