Albspirit

Media/News/Publishing

Shkatërrohen konspiracionistët/ Ish gruaja e një pellazgu i kërkon Kristiano Ronaldos 65 mln euro

Një ngjarje e ndodhur në vitin 2009, do ta përfshijë Kristiano Ronaldon në një betejë ligjore me një ish-modele e cila pretendon se portugezi e ka përdhunuar në po at vit në Las Vegas. Katrin Majorga, quhet modelja e cila i kërkon Ronaldos dëmshpërblimin prej 65 milionë eurosh, ku 2 milionë janë shpenzimet e gjyqit. “Daily Mirror” ka publikuar disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Majorgës e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”, të cilat sipas akuzës kapin shifrën e 65 milionë eurove. Kjo çështje ka nisur që në vitin 2016 ku Majorga, ish-gruaja e një shqiptari (që pretendon se ëshë me origjinë pellazge, anëtar i akademisë shqiptaro-amerikane), së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas, por çështja u pushua me justifikimin se ish-modelja ishte e “paaftë mendërisht”, njësoj si konspiracionistët.

Please follow and like us: