Albspirit

Media/News/Publishing

Flakët e zjarrit përpijnë Zhulatin në Gjirokastër

Shpërthen një vatër zjarri në fshatin Zhulat Njësia Administrative Cepo në Gjirokastër. Mësohet se vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtur Hone. Menjëherë njësitë e PMNZH me në krye komandant Pëllumb Shalarin kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Veç kësaj janë angazhuar edhe banorë të fshatit në pamundësi të ndërhyrjes së mjeteve të zjarrfikëses, për shkak të terrenit të thyer. Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër, sektori i Pyje-Kullotave dhe të Agjencisë së Shërbimeve./Klan News

Please follow and like us: