Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet bateristi i grupit legjendar “Rolling Stones”

Një nga pjesëtarët më esencialë të bandës së famshme të rrymës Rock n’ Roll, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Charlie Watts ishte bateristi i “Rolling Stones” që prej Janarit të vitit 1963 kur iu bashkua bandës më në trend të atyre viteve me këngët e tyre që u përqafuan masivisht nga publiku. “Me trishtim të pafund njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts”, thuhej në një njoftim. Në të, Watts përcaktohej gjithashtu si një “bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur” si edhe “një nga bateristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”. Lajmi erdhi pak pas njoftimit se Watts nuk do të merrte pjesë në turneun e bandës pasi do t’i nënshtrohej një procedure mjekësore të paidentifikuar. Në vitin 2004, ai u diagnostikua me kancer në faring. Muzikanti ndërroi jetë në spitalin e Londrës mëngjesin e sotëm.

Please follow and like us: