Albspirit

Media/News/Publishing

Barnier shpall kandidaturën për president në Francë

Ish-komisionieri i BE-së, Mishel Barnie, dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës. Ai shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Ish-negociatori 70-vjeçar i BE-së për Brexit është deputet dhe anëtar i partisë republikane. “Unë mora vendimin për të qenë kandidat për zgjedhjet presidenciale në prillin e ardhshëm”, u shpreh Michel Barnier. “Kam ndërmend të jem president i një France të bashkuar , për të siguruar respekt për francezët dhe për Francën. ” ka vijuar më tej ai. Politikani francez deklaroi se ai dëshiron të udhëheqë Francën në një kohën mjaft të vështirë përballë një botë të rrezikshme e të paqëndrueshme. Ish -ministri i Zhak Shirak dhe Nicolas Sarkozy njihet për aftësitë dhe përvojën e tij si ish -Komisionerit Evropian, por se sa do të jenë shanset e tij përballë kreut aktual të shtetit, Emanuel Makron këtë do ta tregojnë zgjedhjet e 10 Prill 2022.

Please follow and like us: