Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet intelektuali dhe profesori i nderuar, Abdullah Karjagdiu

Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu. I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhes dhe letersise angleze, doajen dhe korife i letersise angleze dhe amerikane, autor i dhjetra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politik më të spikatur dhe më aktiv për shumë gjenerata.  Ka qene bashkepunetor i ngushte i Ibrahim Rugoves dhe Adem Demacit.

Gjate karrietes se tij te begate dhe te larmishme i ka ushtruar edhe funksionet ne vijim: Shef i Departamentit te anglishtes, Prodekan dhe Dekan i Fakultetit te Filologjise, Nenkryetar i Partise Shqiptare Dekokristiane dhe i Partise Parlamentare, Kryetar i Shoqates se Shekspirologeve dhe i Shoqates se Perkthyesve, Drejtor i Institutit te Gjuheve te Huaja, etj.

Ka qene nje nder intelektualet, studiuesit, profesoret dhe veprimtaret me te dalluar. Kontributi i tij i pashoq per zhvillimin e arsimit dhe per ceshtjen kombetare do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje te gjate në mesin e më te dashurve

Please follow and like us: