Albspirit

Media/News/Publishing

BBC: 23-vjeçari Putin, si u bë oficer i KGB?

Një dokumentar i publikuar nga BBC, në maj të këtij viti, tregon rreth jetës së presidentit rus, Vladimir Putin. Se si ai u bë agjent i fshehtë i KGB dhe si u njoh me bashkëshorten e tij Lyudmila.

Në dokumentar thuhet se, trajneri i tij i xhudos e nxori nga jeta e rrugës dhe ai u bë një luftëtar i apasionuar.

Ata që merrnin të rinjtë për t’u bërë pjesë e KGB-së, vëzhgonin ata që merreshin me këto lloj sportesh në Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte sekret që Putin, ëndërronte të bëhej agjent i fshehtë. Ai ëndërronte të bëhej si Stierlitz, i cili, konsiderohet si versioni rus i James Bondit.

Ky film ishte shumë i rëndësishëm, për Putinin. Ai ishte 21 vjeç, kur doli “Seventeen Moments of Spring” dhe u bashkua me shërbimet e fshehta, pikërisht dy vjet më vonë: 23-vjeç!

Për një agjent, ishte e rëndësishme të kishte një martesë të lumtur.

Kur u njoh me gruan e tij, Ludmilla, ai nuk i tha kurrë se ishte agjent i fshehtë dhe se punonte për KGB-në. Thjesht, i tha se punonte për policinë.

Putini i ri, vuri në provë karakterin e gruas së ardhshme, duke i dërguar miqtë e tij për ta ftuar në takim. Por, ajo i refuzoi të gjithë, duke u thënë se e kishte një të dashur, Vladimirin. Kjo i mjaftoi, për ta kuptuar se ajo e pëlqente vërtet dhe vendosi të martohet me të.

Please follow and like us: