Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta këngëtari Sherif Merdani

Këngëtari i njohur shqiptar Sherif Merdani, është ndarë nga jeta sot në moshën 81 vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite. Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij, përfunduan në burg. Artisti i merituar Sherif Merdani bëri 16 vite burg.

VIDEO: Intervista e fundit, para pak muajsh 

 

Kush ishte Merdani?

Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Ndër këngët më të spikatura ka qenë “Simfonia e nënës”. Pas Festivalit të 11-të, ashtu si disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Please follow and like us: