Albspirit

Media/News/Publishing

Tabela e pazakontë në kufirin Norvegji-Rusi!

Një tabelë jozyrtare në një zonë turistike në Norvegjinë Verilindore u ka bërë thirrje të gjithë vizitorëve të “mos urinojnë në drejtim të Rusisë”.

E shkruar në anglisht, tabela paralajmëron se shkelësit do të përballen me një gjobë të rëndë.

Njoftimi u vendos në brigjet e lumit Jakobselva që ndan Norvegjinë dhe Rusinë, pranë një shenje zyrtare që informon se zona është nën mbikëqyrje video nga rojet kufitare norvegjeze. Zyrtari norvegjez i kufirit Jens-Arne Hoilund ka konfirmuar ekzistencën e kësaj tabele.

“Tabela ndoshta u vendos atje nga njerëz me qëllim të mirë, për të paralajmëruar vizitorët që të shmangin sjelljet ofenduese” tha Hoilund në një deklaratë për AFP.

Sipas ligjit norvegjez urinimi në natyrë jo domosdoshmërisht është ofenduar, por ai është e paligjshëm kur kryhet në kufi. Në këtë rast konsiderohet “sjellje fyese, drejtuar shtetit fqinj, ose autoriteteve të tij” dhe gjoba shkon deri në 300 euro.

Norvegjia thotë se Rusia nuk është ankuar për ndonjë “kundërvajtje të qytetarëve norvegjezë, ndërsa raste të gjobitjes në kufirin mes dy vendeve ka plot, deri te qytetarët që hedhin gurë në pjesën e lumit që i takon Rusisë.

Please follow and like us: