Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: PI NJË GOTË VERË PËR MUA…

Kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Flokët t’krehura n’cule t’mbetën nga heshtja
ekzistenca gjendet në shpirt the, e mund vdekjen
mendja, shëndoshë e mirë lundron përtej Lumbardhit
nga sytë e tij arti u rrah si tëmth!

Nuk durohet dhembja, ç’jerrur trupin e kam
mos t’ju dhëmb kjo vdekje hiç!
shëndetshëm m’kujtoni, unë rashë n’lum si rrjedha më valë
Bekimi jam unë, bekim ju uroj o miq!

Pi një gotë verë për mua…
ai që rron mund të pi
këngë dhe mall për t’bukurën rini
art një gotë, një shishe dashni!

09. 09. 2021.