Albspirit

Media/News/Publishing

NJË HISTORI E ALEANCAVE, INICIATIVAVE E PROCESVE TË BASHKËPUNIMIT BALLKANIK (2)

Geron Kamberi

…Për të lehtësuar funksionimin e tij, Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore u nda në tre tryeza pune (working table), dhe një tryezë të katërt pune që u quajt Tryeza Rajonale (Regional Working Table), që koordinonte veprimet mes të gjithë tre tryezave të sipërmendura. Tryeza e Parë e Punës (First Working Table) kishte si temë kryesore I. Demokratizimin dhe të drejtat e njeriut dhe këto nëncëshje:
I.1)Të drejtat e pakicave
I.2)Liria e medias
I.3)Shoqëria civile
I.4)Sundimi dhe zbatimi i ligjit
I.5)Institucionet, administrata dhe qeverisja
I.6)Refugjatët
(Kryetar: Goran Svilanovic dhe Drejtor Marijan Grandits).
Ndërsa Tryeza e Dytë e Punës (Second Working Table) kishte si temë kryesore: II Rindërtimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik dhe përfshinte këto cështje si:
II.1)Promovimin e zonave të tregtisë së lirë
II.2)Transportin ndërkombëtar
II.3)Furnizimin me energji
II.4)Rregulloret dhe transparenca
II.5)Infrastruktura
II.6)Promovimi i biznesit dhe sektorit privat
II.7) Çështjet e mjedisit
II.8)Riintegrimi i refugjatëve
(Kryetar: Fabrizzio Sacommani dhe Drejtor Mary O’ Mahoy).
Nga ana tjetër, Tryeza e Tretë e Punës (Third Working Table) kishte se temë kryesore III. Çështjet e Sigurisë dhe trajtonte këto çështje:
III.1)Drejtësia, punët e brendshme dhe migrimi
III.2)Krimi i organizuar, korrupsioni dhe terrorizmi
III.3)Rreziqet ndërkufitare mjedisore
III.4)Bashkëpunimi në çështjet e mbrojtjes dhe ushtrisë
(Kryetar: Janez Premonez dhe Drejtor Pieter Verbeek).
Kjo tryezë për shkak të specifikave të saj ishte e ndarë në dy nën-tryeza (Sub Working Table). E para merrej me Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (Justice & Homme Affairs) dhe e dyta me çështjet e Reformës në Sektorin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. (Reform in Defence and Security Sectors). Nga ana tjetër secila prej këtyre Tryezave të Punës (Working Table) të sipërmendura ishte përgjegjëse për një sërë çështjesh dhe punonte ngushtësisht me qeveritë e vendeve pjesëmarrëse dhe shoqërinë civile për zgjidhjen e tyre. Ndër iniciativat dhe marrëveshjet që nxiti Pakti i Stabilitetit të Europës Juglindore në kuadër të këtyre tryezave ishin a) një sërë Marrëveshjesh Dypalëshe të Tregtisë së Lirë (MTL) midis vendeve të rajonit. b) formimi i një Tregu Rajonal të Energjisë të Evropës Juglindore për energji elektrike dhe gaz natyror, duke cuar një krijimin e Komuniteti të Përbashkët Europian të Energjisë midis Bashkimit Evropian dhe vendeve pjesëmarrëse.
FORUMI STRATEGJIK I BLEDIT (BSF -12 Shtator 2006)
Forumi Strategjik Bled (BSF- Bled Strategic Forum) është një konferencë vjetore ndërkombëtare e organizuar me iniciativë të qeverisë sllovene që nga 12 Shtatori 2006. Ajo zhvillohet në ishullin piktoresk të Bledit në Slloveni. Qëllimi i tij është të jetë një platformë për të shprehur opinione të kundërta mbi shoqërinë moderne dhe të ardhmen e saj nga udhëheqës të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Që nga viti 2006 Forumi Strategjik Bledit ka trajtuar tema të ndryshme.ndërkohë që tema e fundit në Forumin Strategjik të Bledit të 1-2 Shtatorit 2021 ishte ‘E ardhmja e Europës’ ku mori pjesë edhe Kryeministri i RSH Z.Edi Rama. Ndërkohë që nga vitit 2006 deri në 2021 temat kanë qenë të tilla si 1) Viti 2006: Reforma Politike dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Kaukazin e Jugut 2) Viti 2007: Bashkimi Evropian 2020: Zgjerimi dhe Integrimi 3)Viti 2008- Energjia dhe Ndryshimet Klimatike: Si.energji për të Ardhmen4) Viti 2009- Politika e Krizës Ekonomike: Ripërcaktimi i Peizazheve Ekonomike dhe Gjeopolitike në Evropë dhe Euroazi 5) Viti 2010) Perspektiva globale për dekadën e ardhshme 6) Viti 2011- Fuqia e së Ardhmes 7) Viti 2012- Evropa dhe Rendi i Riformuar Global 7) Viti 2013- Një Evropë në Ndryshim në një Botë në Ndryshim 8)Viti 2014- Fuqia e Mirëbesimit 9)Viti 2015- Vizionet e Partneriteteve të Reja 10) Viti 2016- Ruajtja e së Ardhmes 11) Viti 2017 – Realiteti i Ri 12) Viti 2018 -Ura e ndarjes 13) Viti 2019- (Ri) burimet e (Pa) stabilitetit 14) Viti 2020- Fqinjët-Rajonet-Bota Globale: Partnerë apo Rivalë?: Sfidat dhe Mundësitë në Botën Pas-COVID-19 15) Viti 2021- E ardhmja e Europës. Ndërkohë gjatë dhjetëvjecarit të fundit ( 2011-2021) ai ka krijuar edhe Forumi Strategjik të Bledit për të Rinj (Young BSF- Young Bled Strategic Forum) ku mblidhen liderë të rinj në fusha të ndryshmë, të moshës midis 18 dhe 35 vjeç, për t’u përfshirë në diskutime të gjalla dhe për të ofruar zgjidhje inovative për disa nga çështjet më urgjente në nivel global .Në këtë mënyrë ai është shnwrruar në një vend unik takimi për një sërë drejtuesish të rinj, sipërmarrësish dhe aktivistë socialë nga rajoni i Ballkanit e vende tw tjera, duke u ofruar atyre një platformë për të ndarë vizionet e idetë e tyre. Gjatë këtyre 10 viteve, Young BSF ka mirëpritur mbi 500 liderë të rinj nga mbi 30 vende të ndryshme që u përkasin fushave të politikës, biznesit, akademisë, dhe shoqërisë civile.Edicioni i 10 -të i Forumit të udhëheqësve të rinj u zhvillua midis 31 Gushtit – 1 Shtatorit 2021, .paralelisht me Edicionin e 16 -të të Forumit Strategjik të Bledit (BSF).
KËSHILLI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL – RCC (27 Shkurt 2008)
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC- Regional Cooperation Council) me qendër në Sarajevë, është një kuadër bashkëpunimi gjithëpërfshirës që u krijua dhe udhëhiqet nga vendet e Ballkanit. Në këtë strukturë të bashkëpunimit rajonal janë përfshirë vende pjesëmarrëse nga rajoni, organizata dhe vende anëtarë të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar si edhe donatorë të ndryshëm. Mënyra e funksionimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është e përcaktuar nga parimet e përgjithshme politike që janë hartuar nga Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), që në takimin e 27 Shkurtit 2008 ku u vendos shndërrimi i Paktit të Stabilitetit pë Europën Juglindore në strukturën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) e flloi zyrtarisht veprimtarinë e tij që në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 Shkurt 2008, nën kujdesin e të cilit vazhdon të funksionojë. Në të bëjnë pjesë 46 vende të ndryshme e organizata ndërkombëtare që synojnë t’i bëjnë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor (WB6) anëtare të strukturave euroatlantike (NATO, BE). Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) udhëhiqet nga Sekretarja e Pwrgjithshme e RCC. Gjithashtu veprimtaria e tij mbështetet tek Statuti, Strategjitë trevjeçare dhe Programet e Punës (SWP) që synojnë të zgjidhin nevojat e vendeve të Europës Juglindore në zhvillimin ekonomik dhe social, energji, infrastrukturë, drejtësi dhe punët e brendshme dhe fuqizimin e kapitalit institucional dhe njerëzor. RCC ka një Sekretariat me seli në Sarajevë dhe një Zyrë Ndërlidhëse në Bruksel. Katër fushat për bashkëpunim në kuadrin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal RCC – mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të tilla i 1) Zhvillimi Ekonomik dhe Social 2) Energjia dhe Infrastruktura 3) Drejtësia dhe Punët e Brendshme 4) Ndërtimi i Kapitalit Njerëzor. Në këte kuadër për secilën nga këto fusha janë përcaktuar nismat kryesore (flagships) ku duhet të përqëndrohet vemendja e RCC duke i nxitur ato përmes mbështetjes së aktiviteteve e projekteve konkrete të bashkëpunimit Këto fusha janë
I.KONKURUESHMËRIA që përfshin elementë të tillë si 1) Investimet 2) Tregjet financiare 3) Industria).
II KAPITALI NJERËZOR ku përfshihen elementë si 1)Mobiliteti, 2)Arsimi, 3)Kërkimi sshkencor & inovacioni, 4)Punësimi, 5)Grupet vulnerabël).
III.TRANSFORMIMI DIGJITAL me elementë si(1) Roaming, 2) Broadband 3) Cybersecurity 3) Dixhitalizimi i industrisë 4) Aftësimi dixhital.
IV DREJTSIA DHE ÇËSHJET E RENDIT ku vihet theksi tek bashkëpunimi rajonal mbi sigurinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë si një nga parakushtet kryesore për rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe zvogëlimin e hendekut me BE-në.
V.MBROJTJA E MJEDISIT që ka për qëllim të mbështesë Agendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor- Green Agenda for the Western Balkans (GAWB) duke nxitur fuqizimin e strukturave brenda RCC si (1) Grupi i Punës për Mjedisin 2) Taska Forca për Biodiversitein. Një nga strukturat e tij më të rëndësishme është Bordi i RCC ( RCC Board) , i cili mblidhet tre herë në vit dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm. në koordinim me vendin që mban presidencën e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP). Gjithashtu Bordi i RCC takohet edhe në nivelin e Koordinatorëve Kombëtarë të RCC, të cilët janë zyrtarë të lartë të secilit vend. Bordi i RCC miraton Raportin Vjetor që paraqitet nga Sekretari i Përgjithshëm, Strategjinë e SEE dhe Programin e Punës. Bordi përbëhet nga ata pjesëmarrës në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal RCC që kontribuojnë në buxhetin e Sekretariatit të RCC, nga Bashkimi Evropian që përfaqësohet me një zyrtar nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë (HRFRSC) dhe një përfaqësues të Komisionit Evropian. Në RCC vendet pjesëmarrëse nga rajoni i Ballkanit janë Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Turqia, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacia, Kosova*, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Në përputhje me Statutin e RCC, pjesëmarrës në këtë strukturë vec vendeve të EJL janë edhe vende e organizata të tjera jashtë EJL si SHBA, Austria , Austria, Kanadaja, Keshilli i Europës, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Republika Çeke, Danimarka, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim- BERZH, Banka Europiane e Investimeve– BEI, Bashkimi Evropian (BE), i përfaqësuar nga një përfaqësues i Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe një përfaqësues i Komisionit Europian, Republika Federale e Gjermanisë, Finlanda, Francës, Greqia, Hungaria, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin-IOM, Irlanda, Italia, Letonia, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut= NATO, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik-OECD, Polonia, Norvegjia Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë-OSCE, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Iniciativa Bashkëpunuese e Evropës Juglindore-SECI, Spanja Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Kombet e Bashkuara- UN, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim- UNDP, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën- UNEC. Kërkesat e cdo vendi për t’u bërë anëtar i RCC i paraqiten Sekretarit të Përgjithshëm që i përcjell për miratim tek Bordi i RCC. Nga ana tjetër RCC ka mbështetur Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet e Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit në Evropën Juglindore (COSAP -Conference of the Parliamentary Committees on European Integration/Affairs of the States Participating in the Stabilisation and Association Process in South East Europe dhe Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PA SEECP Parliamentary Assembly of the South East European Cooperation Process) and Parliamentary Assembly of the South East European Cooperation Process (PA SEECP) në mënyrë që ata të marrin e përditësojnë njohuri të thella në lidhje me aktivitetet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu RCC bashkëpunon ngushtë me Forumin Parlamentar për Armët e Vogla dhe të Lehta- (SALW) Parliamentary Forum for Small Arms and Light Weapons- (SALW), e vetmja organizatë ndërkombëtare për anëtarët e këtyre parlamenteve që është përqëndruar në mënyrë specifike në zvogëlimin dhe parandalimin e dhunës së lidhur me Armët e Vogla dhe të Lehta AVLDokumenti më i rëndësishëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është Strategjia për Europën Juglindore (SEE Strategy). Procesi për miratimin e këtij dokumenti strategjik filloi në vitin 2011. Me kërkesë të qeverive të vendeve të rajonit dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian (KE) në vitin 2011, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) u angazhua në një process për të hartuar Strategjjinë e Europës Juglindore të Konkurueshmërisë e Rritjes Ekonomike (SEE Regional Strategy of Compettiviness and Groëth 2020) mbështetur në modelin e Strategjisës së BE për Rritje e Punësim 2020 ( EU 2020 Strategy – Jobs & Growth). Kjo strategji u miratua në Takimin e Ministrave të Ekonomisë të RCC më 14 Nëntor 2013 në Sarajevë. Për të bërë të mundur zbatimin e kësaj strategjie RCC ka parashikuar një sërë procesësh ku përfshihen 1)Procesi i Programimit 2)Procesi i Monitorimit 3)Koordinimi i donatorëve 4)Raporti Vjetor mbi Zbatimin e Strategjisw 5)Bordi Drejtues. Hapi i parë në procesin e programimit është përgatitja e Ciklit të Brendshëm Vjetor të Programimit(Internal Preparation of the Annual Programming Cycle-IPAPC). Në këtë fazë RCC përcakton kuadrin për programim, identifikon idetë e programit në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë EJL 2020.RCC ka rolin kryesor në këtë fazë në mënyrë që të përgatisë Draft Kalendarin e Programimit (Draft Programming Calendar). Dokumenti i Programimit SEE 2020 Programming Document )mbulon një periudhë trevjeçare. Ndërkohë monitorimi i Strategjisë SEE 2020 (The Monitoring of the SEE 2020 Strategy) kryhet përmes një procesi të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave nga një sërë burimesh, me pjesëmarrjen e një sërë partnerësh. Ky process përfundon me hartimin e Raportit Vjetor të Zbatimit të Strategjisë së Europës Juglindore (ARI -SEE 2020 Annual Report on Implementation). Struktura kryesore që mbikëqyr këtë proces është Komiteti i Monitorimit të Strategjisë së Europës Juglindore 2020. (SEE 2020 Monitoring Committee). Ai mbikëqyr procesin e përgjithshëm të monitorimit të Strategjisë SEE 2020, propozon ndryshime rishikon dhe miraton ARI para se ta dërgojë atë për miratim në Bordin Drejtues të të Strategjisë së Europës Juglindore 2020 (SEE 2020 Governing Board).
PROCESI I BERLINIT (28 Gusht 2014)
Procesi i Berlinit (The Berlin Process) është një nismë diplomatike e ndërmarrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel  lidhur me ruajtjen e besimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor tek procesi i anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Mes të tjerave kjo nismë ishte e nxitur edhe për shkak të një lloj Moraturimumi 5 vjecar që vendosi Komisioni Europian për te mos bërë zgjerime të reja në BE gjatë një periudhe 5 vjeçare (2014-2019) në atë që njihet si ‘ Deklarata Junker’. Kjo deklaratë u bë më 15 Korrik 2014 nga ish–Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Junckler. Procesi i Berlinit u përurua me atë që njihet si Samiti i Berlinit me 28 GuSHT 2014, e cila u pasua nga Samiti i Vjenës 27 Gusht 2015, Samiti i Parisit 4 Korrik 2016, Samiti i Triestes 12 Korrik 2017, Samiti i Londrës 9-10 Korrik 2018, Samiti Poznańit 4-5 Korrik 2019. dhe Samiti i Sofies më 10 Nëntor 2020. Iniciativa përfshin gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (WB6) që janë kandidatë për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Serbi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria) ose kandidatë të mundshëm (Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë). Njëkohësisht në këtë iniciativë marrin pjesë edhe disa vende anëtare të BE-së, si Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Italia, Polonia dhe Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Cdo vit presidenca e Procesit të Berlinit mbahet nga një vend anëetar i BE dhe një vend i Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2020, presidenca e Procesit të Berlinit u mbajt nga Bullgaria e Maqedonia e Veriut që u kurorëzua me Samitin e Sofies të 10 Nëntorit 2020. Qëllimi i Procesit të Berlinit (Berlin Proces) ishte që të nxiste progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ne tre drejtime kryesore sic ishte 1)stabiliteti ekonomik, 2)ndërlidhshmëria (connectivity), infrastruktura, mundësitë e punësimit dhe 3)transformimi dixhital. Këto tre objektivat kryesorë ishin të lidhura me integrimin ekonomik të tregjeve rajonale, lehtësimin e bashkëpunimit politik e ekonomik dhe heqjen e barrierave për lëvizjen e njerëzve, kapitaleve e mallrave. Gjatë zhvillimit të samiteve të sipërmernduar janë marrë vendime të rëndësishme për të nxituar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat e ekonomiës, arsimit, shkencës, shoqërisë civile përmes krijimit të strukturave apo inicativave të ndryshme. Në cdo samit idetë e diskutuar janë paraprirë edhe nga sugjerimet e Grupi Këshillues i Politikave “ Ballkani në Europë (BiEPAG) The Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG ) që u krijua në 2013 nga Qendra për Studimet e Europës Juglindore e Universitetit të Gracit ( Austria) me financimin e Fondit Europian për Ballkanin (European Fund for the Balknas). Në Samitin e Parisit të 4 Korrikut 2016, vendet pjesëmarrëse morën vendimin për të krijuar Zyrën Rajonale rë Bashkëpunimit Rinor (Regional Youth Cooperation Office –RYCO) bazuar në përvojën e Zyrës Rinore Franko-Gjermane- (Franco-German Youth Office. FGYO Office franco-allemand pour la Jeunesse, OFAJ; Deutsch-Französisches Jugendwerk, DFJW) e krijuar në 17 Mars 1963). Ndërkohë në këtw samit të gjitha vendet pjesëmarrëse përshëndetën përparimin me projektet infrastrukturore që u shpallën më Samitin e Vjenës të 27 Gusht 2015 dhe ranë dakord për një listë me 3 projekte të reja hekurudhore në rajonin e Ballkanit, të cilat do të merrnin një bashkëfinancim nga BE, në një shifër jo më pak se 100 milionë euro përveç financimit nga palët e tjera. Në këtë samit u miratua edhe iniciativa për Efikasitetin e Energjisë (Energy Efficiency) që u mbështet nga BE përmes një financimit prej 50 milionë eurosh ashtu sikurse u ra dakord për një Udhërrëfyes për Ngritjen e një Tregu Rajonal për Energjinë Elektrike (Guideline to Establish a Regional Energy Market) në Ballkanin Perëndimor duke synuar që Komisioni Europian ta mbështeste përmes Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. (Energy Community Secretariat). Ndërkohë në Samitin e Triestes të 12 Korrikit 2017 vendet pjesëmarrëse rane dakort për të hedhur themelet për një treg të përbashkët ballkanik, rritjen e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të energjisë, frenimin e migrimit dhe luftën ndaj korrupsionit, terrorizmit dhe radikalizmit. Në këtë Samiti u përfshi miratimi i Axhendës të Lidhshmërisë (Connectivity Agenda,) në fushën e transportit, Plani Shumëvjecar i Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (Multi Annual Action Plan for Regional Economicx Area – MAP REA) si edhe krijimi i Fondit të Ballkanit Perëndimor për Shkencën. Ndërkohë u miratuan edhe një sërë hapash drejt integrimit në Tregun Dixhital Pan- Europian (EU Digital Single Market) si edhe u krijua Forumi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë për Investime në Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Chamber Investmeent Forum) për të lehtwsuar investimet nw rajon. Nga ana tjetër u ra dakort që Banka Europiane e Investimeve- BEI dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH të investonin deri në 500 milionë euro për zhvillimin e sektorit privat dhe zgjerimin e kontakteve midis biznesve. Lidhur me bisedimet për financimin e infrastrukturës nga ana e Gjermanisë dhe BE-së dhe rindërtim i zonave më pak të zhvilluara në rajonin e Ballkanit, u krahasuan me Planin Marshall, të quajtur Plani Marshall i Ballkanit. (The Balkan Marshall Plan). U vlerëua se integrimi ekonomik dhe ulja e tarifave doganore mund të krijonte deri në 80,000 vende pune brenda vendeve të rajonit . Në kuadër të iniciativave për të rritur kontaktet brenda rajonit (People to People Contact) u ra dakort të zgjerohet Programi i Shkëmbimit Erasmus në Ballkan (Erasmus Exchange Programme to the Balkans), si edhe u bë organizimi i Forumit Rinor BE-Ballkan Perëndimor. (EU-Western Balkans Youth Forum). Gjithashtu në samitet e mëvonshme të Procesit të Berlinit u nxit krijimi i një sërë forumesh të dialogut rajonal sic ishte Forumi i Biznesit BE-Ballkani Perëndimor (Western Balkan Business Forium) dhe Forumi i Shoqërisë Civile. (Civil Society Forum). Përvec iniciativave në fushën e bashkëpunimit rajonal politik dhe ekonomik, Procesi i Berlinit nxiti bashkëpunimin edhe në fushën e shkencës e kërkimit shkencor në Ballkanin Perëndimor . Si rrjedhojë Akademia Gjermane e Shkencave Leopoldina me mbështetjen e qeverisë federale Gjermane mori këtë përsipër këtë iniciativë, duke organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit ato që njihen si si Konferencat e Përbashkët Shkencore (Joint Science Conference). Në to marrin pjesë përfaqësues nga akademitë kombëtare të shkencave dhe arteve të vendeve të rajonit, konferencat e rektorëve, individidë të shquar në fushën e shkencës dhe shkencëtarë të rinj. Rezultatet e këtyre takimeve zakonisht paraqiten në ato që njihen si Deklarata të Përbashkëta, Përfundime Finale ose Komunikata (Joint Science Conference Declaration). Deri tani janë organizuar 6 Konferenca të Përbashkëta Shkencore (Joint Science Conference). Deklaratat e tyre përfshihen në formën e rekomandimeve brenda Deklaratave Finale (Final Declaration) të cdo Samiti të kryetarëve të shteteve e qeverive që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit (Berlin Process). Për shkak të pandemisë Covid 19, Konferenca e 6-të e Shkencore e Përbashkët u mbajt online në 1-2 Korrik 2021.
PLANI VJETOR I VEPRIMIT PËR ZONËN EKONOMIKE RAJONALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (MAP REA 12 Korrik 2017)
Udhëheqësit e vendeve Ballkanit Perëndimor (WB6), gjatë Samitit të Triestes më 12 Korrik 2017 që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit, miratuan Planin e Veprimit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor (MAP REA- Multiannaual Action Plan on Regional Economic Area REA), MAP – REA është vlerësues si një instrument pë të nxitur rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit duke u përqëndruar tek 1) integrimi dixhital, 2)lëvizshmëria, 3)tregtia dhe 4) investimet. hartimi i dokumentit të MAP REA, u koordinua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal –RCC (Regional Cooperation Council) me kërkesë të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe u mbështet nga Komisioni Europian. Nëpëmjet zbatimit të tij synohet të bëhet e mundur një një qarkullim i lirshëm dhe pa pengesa i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore me aftësi të larta në rajonin e Ballkanit, Në këtë mënyrë rajoni bëhet më tërheqës për investime dhe tregti dhe përshpejtohet afrimi me parimet ekonomike të konvergjencës së BE -në. Në secilën prej 4 fushave të sipërmenduar si 1) integrimi dixhital, 2)lëvizshmëria, 3)tregtia dhe 4) investimet, theksohet se Plani i Veprimit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor (MAP REA- Multiannual Action Plan on Regional Economic Area REA) ka parashikuar një sërë aktivitesh të tilla si a)heqja e tarifave roaming për komunikimet telefonike, b) organizimi i Samiteve Digitale të Ballkanit Perëndimor ,c)zhvillimi i Agendës Dixhitale të Ballkanit Perëndimor, d)hartimin i strategjeve për aftësitë dixhitale, e)njohja e kualifikimeve e diplomave të profesioneve të ndryshme, f)bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe nxitja e përdorimit të infrastrukturave të përbashkëta të kërkimit shkencor, g) hartimi i strategjive të specializimit inteligjent (S3) h)ndërtimi i kapaciteteve të qendrave ENIC/NARIC, organeve dhe Agjencive të Sigurimit të Cilësisë te Arsimit për të lehtësuar njohjen e kualifikimeve akademike dhe përafrimin me Rekomandimin e KE -së për Njohjen Automatike të Kualifikimeve Akademike, i)miratimi i Agjendës së Reformës Rajonale të Investimeve (RIRA) dhe Planeve Kombëtare të Veprimit ; j) krijimi i Platformës së Investimeve Online për promovimin e përbashkët të investimeve rajonale;, Ndërkohë aktivitetet e MAP REA janë përcaktuar si të tilla për të zhvilluar sektorin privat brenda një tregu gati 20 milionësh të Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 2017, zbatimi i MAP REA ka qenë elementi i kryesor i aktiviteteve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC- Regional Cooperation Council) duke qenë se është pjesë e rëndësishme e Strategjisë së Europës Juglindore 2020( SEE 2020). Cdo vend i Ballkanit Perëndimor ka institucione e persona përgjegjës që ndjekin zbatimin e MAP REA ashtu sikurse cdo vit botohet Raporti Vjetor për Zbatimin e Planit Shumëvjecar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (Annual Report on Implementation of the Multi-Annual Action Plan for a Regional Economic Area -MAP REA in Western Balkans).
TREGU I PËRBASHKËT RAJONAL- COMMON REGIONAL MARKET (10 Nëntor 2020)
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) gjatë Samitit të Sofies që u zhvillua më 10 Nëntor 2020, në kuadër të Procesit të Berlinit, miratuan Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024(CRM – Common Regional Market 2021-2024 Action Plan). Ky dokument do të jetë një instrument më shumë për të nxitur integrimin ekomnomik rajonal dhe një pikë e rëndësishme drejt Tregut të Përbashkët Europian (EU Single Market). Plani I Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 (CRM – Common Regional Market 2021-2024 Action Plan) u krijua si një mjet transformues për të rritur konkurueshmërinë e rajonit dhe për ta sjellë atë më afër tregjeve të BE -së. Ai ishte rezultat i konsultimeve intensive në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë strukturat tashmë të krijuara në cdo vend të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale ( REA- Regional Econom ic Area). Në mes të pandemisë Covid-19, integrimi i zgjeruar i tregut të ekonomive të Ballkanit Perëndimor do të ndihmojë në trajtimin e efekteve afatmesme dhe afatgjata të pandemisë duke tërhequr investime në sektorë prodhues dhe infrastrukturë të qëndrueshme si edhe duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe biznesin. Plani është mbështetur tek përpjekjet e BE-së për rimëkëmbjen e pas –epidemisë në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, ( EU Economic and Investment Plan). Në këtë drejtim, integrimi më i ngushtë i tregjeve të rajonit me tregun e vetëm të BE-së para se këto vende t’i bashkohen BE, është parimi udhëheqës i këtij Plani Veprimi. Ky plan përbëhet nga aktivitetet në katër fusha kryesore: 1)Zona Rajonale e Tregtisë (Regional Area of Trade); 2) Zona Rajonale e Investimeve (Regional Area of Investment), 3) Zona Dixhitale Rajonale (Regional Digital Area) dhe 4) Zona Industriale dhe Inovative Rajonale» (Regional Innovative and Industrial Area). Zbatimi i Planit të Veprimit CRM 2021-2024 mbetet brenda fushës së përgjegjësisë së institucioneve publike në secilën prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në veçanti ministrive dhe institucioneve që udhëheqin përpjekjet në fushën e ekonomisë. Sekretariatet e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal -RCC dhe CEFTA po udhëzojnë organizatat në nivel rajonal për të lehtësuar zbatimin e Planit të Veprimit, ndërsa strukturat e tjera rajonale ose ndërkombëtare janë përfshirë në veprime specifike në përputhje me fushëveprimin e punës dhe programit të tyre. Në veçanti, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal -RCC mbështet zbatimin e aktiviteteve që kërkojnë të rrisin mundësitë e rajonit për investitorët e huaj, të integrojnë Ballkanin Perëndimor në zonën dixhitale pan-evropian dhe, të përmirësojnë bazën industriale, infrastrukturën e inovacionit dhe të nxisë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitali. Sekretariati i CEFTA -s mbështet aktivitetet që synojnë zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s 2006 dhe shtrirjen e angazhimeve dhe përfitimeve për BE -në dhe partnerët e tjerë tregtarë. Nga ana tjetër instrumenti i Kuadrit të Investimeve për Balkanin Perëndimor (Western Balkans Invesment Framework – WBIF) shërben për të mbështetur zbatimin e atyre aktiviteteve në nivel rajonal që garantojnë integriomin e plotë të tregjeve e infrastrukturave të Ballkanit.
INICIATIVA E MINISHENGENIT BALLKANIK APO BALLKANIT TE HAPUR (10 Tetor 2019)
Iniciativa e Minishengenit Ballkanik apo Ballkani i Hapur është një zonë ekonomike dhe politike e tre shteteve anëtare në Ballkan, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbia, me një territor një sipërfaqe totale prej 131,935 km2 (50,940 sq mi) dhe një popullsi totale të vlerësuar prej gati 12 milionë. Me krijimin e zonës, të tre vendet anëtare synojnë të rrisin tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ideja e Ballkanit të Hapur (e njohur më parë si Zona Mini-Shengen) u shpall më 10 tetor 2019 nga kryeministri serb Alekandër Vucic në Novi Sad gjatë një takimi ku ishin të pranishëm kryeministrat e Republikës së Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Më pas u mbajtën dy takime, njëra në Ohër (Maqedoni) më 11 Nëntor 2019 dhe tjetra më 12 Dhjetor 2019 në Durrës (Shqipëri). Këto vende deklaruan gjatë këtyre takimeve se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milionë njerëz deri në fund të vitit 2020. Më 11 Nëntor 2019, në samitin e Ohrit 2019, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike, e cila do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve. Fillimisht u përdor emërtimi Mini Shengen si një model i Marrëveshjes Shengen të 14 Qershorit 1985 mes vendeve anëtare të BE që garantoi lëvizjen e lirë të njerëzve brenda zonës Shengen cka i shërbeu qarkullimit të lirë të individëve, mallrave, kapitalit apo shërbimeve (të ashtuquajturat katër liritë-four freedoms). Megjithatë Republika e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje–Hercegovinës nuk iu bashkuan kësaj iniciative pasi ata e shihnin si nismë që iu mbivendosej iniciatova të tjera ndërsa Kosova e shohte atë si një mini-jugosllavi ku Serbia merrte një rol kryesor si nismëtare. Më 4 Shtator 2020, Kosova ra dakord të bashkohej me Zonën Mini-Shengen si pjesë e marrëveshjeve të normalizimit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, por deri më tani nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me tre vende themeluese, madje ka kundërshtuar të gjithë nismën. Ndërkohë më 29 Korrik 2021, Vuçiq, Rama dhe Zaev morën pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, qasjen në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, pranimin reciprok të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë forcat e punës më fleksibile dhe të disponueshme dhe kështu duke tërhequr më shumë investime. Si pjesë e iniciativës, u mbajt gjithashtu një Forum Ekonomik Rajonal ku morën pjesë rreth 350 kompani, kryesisht nga këto tre vende, por edhe nga rajoni më i gjerë.Të frustruar me vonesat në marrjen e anëtarësimit në BE për vendet e tyre, tre udhëheqësit e Ballkanit nënshkruan marrëveshje për të hapur kufijtë e tyre kombëtarë për qytetarët dhe produktet e njëri -tjetrit pa kufizime deri më 1 Janar 2023.

 

Please follow and like us: