Albspirit

Media/News/Publishing

Virusi pyet, po kët a e dini: Kush asht ky… Kryekuq me ameba?

Fritz RADOVANI

 

Kryeministër me drita të kuqe ka vetëm Shqipnia! Ai sheh vetëm kuq!

Thonin se ka pasë edhe parardhës të tij që shikonin vetëm këtë ngjyrë…

Duket dishka e pakuptueshme, por kjo nuk asht aspak e pabesueshme…

Edhe po kje se historia nuk e dishmon dishka kësi soji, e tregon kulltuku!

Edhe pse Enver Hoxhës i pat premtue Dushani “drejtimin e PKSh”, pak ma parë e vuni në kulltukun e kryeministrit, për me pa ngjyrën si shikon, e kur u sigurue se Enveri “shifte vetqm kuq”.., i tha Tito: “Besoja PKSh”, që domethanë: “Besoja Partinë e Kuqaloshve Shqiptarë”… E, pqr me e vqrtetue këtq, shikoni listat e kryeministrave, presidentqve dhe pasuesit e Enverit, e keni me kenë të bindun se të gjithë shikonin kuq, se ata ashtu kishin trunin e veshun me amebqn e kuqe të Stalinit, që ai tru ushqehet vetqm me gjak të freskët atdhetarësh dhe intelektualë të vendit vet…

Kokat me tru të kuqe nuk i kanë mungue asnjëherë Popullit Shqiptar!

Edhe po të studjohet historia prej kohës së shpalljes së Pavarsisë, edhe atëherë doli një “kryeministër” që kërkonte ngjyrën e kuqe… Dhe realizoi vrasjen e Luigj Gurakuqit në 1925 në Bari t’ Italisë… Kush dreqi e di shka i kishte dhanë me hangër daja Esad Pashë Toptani, nipit vogël Zoglushit e, këtij (të shkretit) ia lypte syni ngjyrën e kuqe, sa u kthye në Shqipni…

Disa thonë se kjo “ameba në tru” trashigohet, ata dishka dijnë se kot nuk e thonë këtë. Ndër kryeministra të tjerë, mbas 1944, të gjithë kanë pa kuq… Mbas 1990 dishka ju kjartësue disave pamja… Kishin të drejtë ata që e shpresonin ndryshimin e pamjes së kuqe prej kryeministrave që vinin, por, se po e han dreqi Shqipninë, me “rilindjen kuqaloshe”, e po vrapon me hy nën mrrelen e Anadollit, e ndër brakeshat e kuqaloshave serb, bash si t’ ishte nipçe i Ahmet zogolloviqit… Shka t’ ban “ameba kuqe”!

Për disa asht e vështirë me e kuptue “ameben në tru”, kryesisht ndikimin që ka ajo në jetën e lirë, mbasi asnjëherë Shqipnisë së shkretë, nuk po ju hiqen rreziqet sllavoruse – anadollake, qysh se doli shtet në vedi…

Asnjëherë fotokopjo e Esat Pashës nuk ishte kaq prezent si sot në Tiranë!

Edhe vrasja e Avni Rrustemit ishte mallkim i madh per Shqiptarët!..

Nanë Terezë sigurisht lutet që “Zoti t’ia heqin mallkimin Shqiptarve!…”.

 

Melbourne, 23 Shtator 2021. 

Please follow and like us: