Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet pedofili që kishte lënë takim me një të mitur

Ky është momenti kur policia britanike u përball me një burrë jashtë një qendre tregtare pasi ai udhëtoi 250 kilometra për të takuar një vajzë 14-vjeçare për të bërë seks. Lawrence Simms u nis nga shtëpia e tij në Devon në Hanley, Staffordshire, pasi shkëmbeu mesazhe në internet me atë që ai besonte se ishte e mitur, por 54-vjeçari u përball me policinë jashtë një qendre tregtare. Simms, i veshur me një kapele bejsboli ngjyrë kafe mësoi se kishte folur me dikë që po e mashtronte. Ai u arrestua nga policia dhe iu sekuestrua telefoni celular ku u zbulua se pedofili kishte rezervuar dy netë në një hotel./Dayli Mail

Please follow and like us: