Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Gruaja dhe ‘Nëna e Hekurt’ e Gjermanisë

Angela Merkel, pas 16 viteve e përmbylli karrierën e saj si Kancelare e Gjermanisë.
Për gjithë botën ajo do mbahet mend si gruaja më e pushtetëshme dhe udhëheqësja e pamposhtur ndaj gjithë llojeve të krizave brenda Bashkimit Evropian.
Priti e përcolli disa Presidentë të Amerikës, Francës e shtetarë të Britanisë së Madhe apo Kryeministra të gjithë shteteve të botēs.
Gruaja e “Nëna e Hekurt e Gjermanisë” dhe simboli i forcës, mençurisë e thjeshtësisë këto ditë u lirua nga detyra, por bota do flasë gjatë për tē si një grua imazh pozitiv dhe idhull e vajzave që duan të bëjnë karrierë nëpërmes dijes dhe forcës së karakterit!
Kancelarja Merkel, e cila do të jetë frymëzuese për shumë gjenerata, udhëhoqi me një mençuri të rrallë botën e burrave e cila ndër shekuj ka qenë pronē e tyre dhe do vazhdojë të jetë monopol për ta; sa do doja që edhe Shqipëria të nxjerre në dritë një zonjë të madhe që t’i ngjajë sado pak asaj në politikë dhe stilin e jetës që bëri gjatë ushtrimit të pushtetit nē 16 vite si Kancelare e Gjermanisë që e ktheu atë dhe personalitetin e saj lider dhe shembull të përkryer për mbarë gjithë botën!
Please follow and like us: