Albspirit

Media/News/Publishing

THE GLOBE, 1880/PERSONALITETET E HUAJA QË KANË MARRË PJESË NË KOMITETIN EKZEKUTIV TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2021.

 

“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.

La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.

Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-globe-1880-ja-personalitetet-e-huaja-qe-kane-marre-pjese-ne-komitetin-ekzekutiv-te-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/

 

Please follow and like us: