Albspirit

Media/News/Publishing

Rama viziton Serbinë më 3 dhe 4 nëntor

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës së 3 vendeve që kanë firmosur për nismën “Ballkani i Hapur”. Mësohet se Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të diskutojnë në Beogradë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme. Rama, Vuçiç dhe Zaev në mbyllje të tryezës së diskutimeve do të zhvillojnë dhe një konference për shtyp.

Please follow and like us: