Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet ish-noterja e akuzuar për shpërdorim detyre

Një ish-notere është ndaluar nga Policia në Tiranë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, ajo ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Noterja e ndaluar është Rezarta Koçi, për të cilën gjatë vitit 2021 ka pasur 4 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë thënë se ajo ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Ndër akuzat e tjera për të cilat është kallëzuar noterja, është mospagimi i taksave dhe tatimeve dhe fshehja e të ardhurave.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, asaj i kanë vendosur lëndë plasëse në automjet.

Asaj i është hequr licenca për ushtrim të detyrës si notere me vendim të Ministrisë së Drejtësisë në muajin maj te vitit 2021.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Noterja’, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases”, thuhet në njoftimin e Policisë./euronews.al

Please follow and like us: