Albspirit

Media/News/Publishing

Dënimi i Kadri Hazbiut, 30 agjentët e lidhur me KGB-në e Bashkimin Sovjetik

“Lisi”,  “Lumi”, “Deti”, “Adriatiku”, “Lupi”, “Anadoti i Krujës”, “Zakoni i vendit”, “Kiçok “Agimi”, “Deli”, “Metodiku”, “Besimtari”, “Proletari”, “Beteja e Cepos”, “Rrufeja”, “Kamenica”, “Qafuku”, “Kasaforta”, “Drini”, “Urali”, “Mekaniku”, “Laboratori”, “Aparati”, “Tankisti”, “Luani”. “Pionieri i Lëvizjes”, “Prognozi”…

“Bashkëpunëtorët në lidhje me Punëtorët Operativ të vendit (sovjetik):

  1. M. Sh., me pseudonimin “Lisi”, ardhur në Bashkimin Sovjetik në 1956 në Akademinë e Transportit dhe të Prapavijës. Në vitin 1957 e rekrutuam bashkëpunëtor me cilësinë e rezidentit dhe pati në lidhje dy informatorë, “Lirinë” dhe “Anadotin” e Krujës, me të cilët pati vetëm nja dy takime. Mbasi u rekrutua, ky iu dha në lidhje punëtorit operativ të vendit. “Lisi” i ka mbajtur lidhjet deri në kohën që u ndryshua situata. Pas kësaj kohe ato i preu. Edhe nga Punëtori Operativ i vendit, nuk i është bërë ndonjë tentativë për ta rimarrë ose afruar. “Lisi”, si më përpara, edhe më vonë, ka mbajtur qëndrim të vendosur, është treguar besnik ndaj Partisë. U kthye nga Bashkimi Sovjetik në kohën kur pala sovjetike preu bursat, domethënë në vitin 1961. Ky duhej të përfundonte studimet në 1961. Tani është efektiv i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore në Uzinën Mekanike të Ushtrisë.
  2. T. D., me pseudonimin “Lumi”, ardhur në Bashkimin Sovjetik në vitin 1957 dhe në vitin 1958 u rekrutua në drejtim të ushtarakëve të Akademisë së Krabinës së Leningradit. Po këtë vit, i’u dha në lidhje Punëtorit Operativ të vendit, sektorit të Marinës. Ky përfundoi armiqësor në vitin 1960, domethënë pa dalë haptazi akoma qëndrimi armiqësor i udhëheqjes së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Qëndrimi i tij ka qenë i mirë, është element i vendosur dhe besnik. Tani është komandant i Forcave Vullnetare në Lushnjë.
  3. L. C., me pseudonimin “Deti”. Ardhur në Bashkimin Sovjetik në 1956 në shkollën e marinës. Përfundoi studimet në vitin 1960. Këtë e kemi rekrutuar atje në vitin 1957 dhe po atë vit i është vënë në lidhje Punëtorit Operativ të vendit, sektorit të Marinës, po atij që mori edhe “Pëllumbin”. Lidhjet e tij me Punëtorin Operativ të vendit u prenë për shkak dyshimesh për dekonspirim. Deri në fund ai mbeti pa lidhje nga ana e Punëtorit Operativ të vendit. U kthye në Shqipëri në vitin 1960. Është komandant i Grupit Elektrik të nëndetëseve.
  4. T. M., me pseudonimin “Adriatiku”, ardhur në Bashkimin Sovjetik në vitin 1954 dhe larguar në vitin 1958. Në fillim të vitit shkoi në Riga dhe mandej në Baku. Këtë e rekrutuan në vitin 1956. Pas rekrutimit, në pamundësi që këtë ta vija në lidhje me Punëtorin Operativ vendas, këtij të fundit i rekomandova për ta marrë në lidhje, duke e pasë udhëzuar ditë më parë “Adriatikun” për lidhjet që do të merrte me Punëtorin Operativ. Në Riga ka qenë i lidhur me Punëtorin Operativ të vendit, kurse me transferimin në Baku, nuk e dimë në se ka marrë ndonjë rekomandim. Është shef shtabi regjimenti në Artilerinë Bregdetare në Fier. Bashkëpunëtorët në lidhje të Punëtorit Operativ tonë dhe që diheshin nga ana e organeve të sigurimit të vendit. Qoftë bashkëpunëtorët që kemi rekrutuar, si dhe ata që merrnin në lidhje, mbasi vihej në detyrë prej këndej në lidhje pune, organet e vendit kishin dijeni, mbasi me anën e tyre organizonim gjithë procedurën që kemi pasur në lidhje dhe që nga vendasit diheshin janë:
  5. Y. Xh., me pseudonimin “Lupi”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1954, larguar më 1959. Ka qenë në burg për veprimtari armiqësore. Tash është mjek në Rrëshen.
  6. Th. R., i quajtur “Anadoti i Krujës”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1955, larguar më 1960. Është shef Ndërlidhjeje të Forcave Vullnetare në …!
    Q. L., me pseudonimin “Zakoni i vendit”, ardhur në 1955, larguar më 1959.
  7. Dh. Dh., me pseudonimin “Kiçoku”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1955, larguar më 1961. Është shef i Degës Topografike të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.
  8. G. Sh., me pseudonimin “Agimi”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1955, larguar më 1959. Është komisar i Korpusit të Fierit
  9. B. B., me pseudonimin “Deli”, ardhur në 1954, larguar më 1957. Është i sëmurë nga nervat.
  10. H. K., me pseudonimin “Metodiku”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1955, larguar më 1958. Është i arratisur.
  11. F. L., me pseudonimin “Besimtari”, ardhur në Bashkimin Sovjetik në 1958, do të largohej më 1961. Ka vdekur në një aksident ajror.
  12. I. Sh., i quajtur “Proletari”, ardhur në Bashkimin Sovjetik në 1958, do të largohej më 1962. Ndodhet në Uzinën e Pashalimanit.
  13. A. A., pseudonimi “Beteja e Cepos”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1959, do të largohej në 1965. Është efektiv i Mbrojtjes Kundërajrore.
  14. M. H., nuk ka pseudonim, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1957, larguar më 1960. Ish-komandant i Korpusit të Korçës.
    Bashkëpunëtorët të rekrutuar në Shqipëri dhe që në Bashkimin Sovjetik nuk janë mbajtur në lidhje, por që sovjetikët kishin dijeni për ta:
  15. Z. N., me pseudonimin “Rrufeja”, ardhur në Bashkimin Sovjetik më 1955, larguar më 1960. Vdekur.
  16. M. R., i quajtur “Kamenica”, ardhur në 1955, larguar në 1958.
  17. K. Sh., i quajtur “Qafuku”, ardhur në 1956, larguar në 1961. Është shefi Karburantit të Ushtrisë.
  18. K. Q., me pseudonimin “Kasaforta”, ardhur më 1958, larguar më 1961. Është shefi Drejtorisë Operative në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.
  19. S. X., i quajtur “Drini”, ardhur në 1958, do të largohej më 1963.
  20. S. H., i quajtur “Poeti”, ardhur më 1959, do të largohej më 1964.
  21. S. B., i quajtur “Urali”.
  22. K. K., me pseudonimin “Mekaniku”, ardhur në 1959, do të largohej më 1965.
  23. A. B., me pseudonimin “Laboratori”, ardhur në 1959-ën, dhe largohet në 1965-ën.
  24. A. L., me pseudonimin “Aparati”, ardhur në 1957-ën, larguar në 1961-in.
  25. I. Ll., me pseudonimin “Tankisti”, ardhur më 1958-ën, larguar më 1961-in.
  26. M. T., aktualisht Komandant i Akademisë.
  27. J. B., me pseudonimin “Luani”.
  28. I. M., me pseudonimin “Pionieri i Lëvizjes”.
  29. F. S., me pseudonimin “Prognozi”.
  30. H. Ç., tani komandant i Artilerisë në repartin 4625 në Patos.
    Sikurse shihet, pothuaj e gjithë agjentura që kishim në radhët e ushtarakëve, diheshin nga organet e Sigurimit të vendit. Kjo u është dhënë atyre sa herë që vinin grupe ushtarakësh për studime.

Me ta, në organizimin, shpërndarjen e tyre dhe takimin me bashkëpunëtorët e me Punëtorët Operativ të organeve tona, kur shihej e nevojshme, disa nga bashkëpunëtorët u janë dhënë në lidhje edhe Punëtorëve Operativ të vendit, të cilët për atë kohë bënin punën e ndërlidhësit, midis bashkëpunëtorëve dhe Punëtorit tonë Operativ.

Për bashkëpunëtorët e ardhur nga fundi i vitit 1959 dhe më vonë, organet e vendit nuk kanë dijeni, pasi në këtë kohë nga ana e Punëtorit tonë Operativ, nuk u janë dhënë, jo vetëm bashkëpunëtorët, por as si lista, sepse që nga ajo kohë, d.m.th., nga fillimi i vitit 1960, lidhjet edhe midis Punëtorit tonë Operativ, me organet e vendit, u prenë.

Punëtori Operativ: Ismail Qineti.

Shënim: Lista e mësipërme është sipas origjinalit të shokut Ismail Qineti, që ndodhet në Degën e Sigurimit të Ushtrisë. Po në të, janë shkruar disa sqarime, se ku ndodhen aktualisht personat e mësipërm.

Zv/Kryetar i Degës së Sigurimit të Ushtrisë: Përparim Buçari.

Please follow and like us: