Albspirit

Media/News/Publishing

10 muaj burg për ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda

Gjykata e Posaçme e ka dënuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, me 10 muaj burg. Ajo u arrestua pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministrin e Brendëshme.

Vendimi nga Gjykata ishte me 1 vit e 3 muaj burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Voda do të vuaj vetëm 10 muaj. Edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, janë dënuar me nga 10 muaj burg.

Mbështetur në dosjen hetimore, Voda ka përfituar 1 mijë euro dhe një aparat telefonik celular nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut, si specialiste në ministri.

Please follow and like us: