Edi Luzha

Nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, këngëtarja e muzikës Jazz, Elina Duni, së bashku me grupin e saj do të përformojnë para publikut shqiptar dhe miqve austriakë e ndërkombëtarë këngët më të mira nga reportuari i albumeve të saj.

Koncerti do të mbahet më 04 maj 2022, ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 19:30.

Një koncert i Elina Dunit ishte planifikuar të mbahej për festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, por për shkak të bllokimit dhe masave të pandemisë në Austri, u desh të anulohej vetëm pak ditë para se të mbahej koncerti.
Duni vlerësohet për talentin dhe zërin e saj të veçantë dhe është renditur disa herë në krye të listave me këngëtarët më të mirë të muzikës Jazz.
Këngët e albumit të saj janë frymëzuar nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të cilat i ka përzier me mjeshtëri me baladat e përjetshme të xhazit, këngë franceze, melodi popullore amerikane.