Albspirit

Media/News/Publishing

Escobar: Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë

Qeveria amerikane është shprehur e tronditur nga sulmet e Sali Berishës, kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Qëndrimi publik kundër sulmeve nga Berisha ndaj shefes së diplomacisë amerikane në Shqipëri është shprehur nga Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit, njëherazi edhe i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor. Për Top Channel,  përmes postës elektronike ai tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor, ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden, përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të cilët janë përfshirë në korrupsion dhe minojnë demokracinë”.

Zyrtari i lartë i DASH i ka hequr çdo shpresë Berishës se mund të hiqet nga lista e personave të shpallur “non grata” nga SHBA.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit “non grata” për korrupsion apo që minojnë demokracinë, është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, ka theksuar Escobar

Please follow and like us: