Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: DITA E XHAMTË…

Ra këmbanë e Kishës e zoti s’tha asgjë.
U kujdes sa shumë, të mos shkelja ligjin.
Heshtjen përgjaku këndezi i mëngjezit,
Dhe shkëlqim – kallkan të rrugës gërvishi.
Kaq i mrroltë dimri, sa e fjetur pritja,
Rrotull veç braktisje, era piruetë!
Prek një kreshtë malli kur shkoj midis akujsh,
Fêrgëllojnë përposh ajsbergët e thellë.
Mes meje dhe ëndrrës, histori triumfi,
Frikëra pa fund. Padurim nê djep.
Gjallojnë mumjet në ditë të së shkuarës,
Gjërat e përveçme vetmitare në cep…
Shënjon buzëkuqen kjo ditē e xhamtë.
Sikur kërkon t’i shugurojë marrëzitë.
Një flakëz çik puthjen që s’di se ç’pret,
Dhe s’bën si pranvera, bën me qershitë…?
Please follow and like us: