Albspirit

Media/News/Publishing

Zeqo Cama: Gjallesa

Sheh e trisht, dërrasa shkulur,
kot, nga marrëzitë, pa shkak,
dhe ulet si gozhd’ e ngulur
tek stoli bosh aty në park.
Ca pikla rozë si xixa nate
s’ kanë arrit t’i bëhen njolla,
poshtë rrudhave elegante,
vilar si vetullat e holla.
I shkojnë pranë indiferentët,
çdokush çapit në punë të tij.
me qejf askush në hall të saj,
ka vite që nuk do të hyjë.
Besoj dhe vetë i ka harruar
dikur si prisnin rreth e qark,
me qindra sy të përvëluar
sa vinte këmbë në bulevard.
U bënte bisht sa mund t’u bënte
se s’ fshihej dot në fund të dheut,
nesër mbrëma prap’ i zhbënte
si Penelop e Odiseut.
Te stoli bosh, me krahë të shkulur,
s’ia hedhin sytë, njeri s’i flet,
rrëgjuar vitesh, gjysmë kërrusur,
si një gjallesë në epruvetë.
Please follow and like us: