Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Shtetin e Izraelit

Sot dhe nesër shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Shtetin e Izraelit, ditë kjo e njohur si Yom Hazikaron laShoah ve-laG’vurah (Yom HaShoah).
Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, sot, në Jerusalem, së bashku me përfaqësuesit e korit diplomatik në Izrael, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, në MPJ të Izraelit, gjegjësisht tek monumenti kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit dhe që janë shpërblyer “Fisnikë Mes Kombeve” nga Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit – “Yad Vashem”.
Gjatë ceremonisë, një e mbijetuar i Holokaustit ndau me të pranishmit përvojat nga ajo periudhë e errët në historinë e njerëzimit.
Ngjarja u përmbyll me një konferencë për gazetarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, të mbajtur nga Kryeministri Alternativ dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Yair Lapid, dhe Kryepeshkopi z. Thomas Paul Schirrmacher, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Ungjillore Botërore.
Please follow and like us: