Nobelistës dhe humanistës shqiptare iu është ngritur një shtatore në Adelaide të Australisë.

Kjo shtatore është ngritur nga komuniteti shqiptar që jeton atje. Adelaide e shtetit të Australisë Jugore është vendi i shumë shqiptarëve të cilët jetojnë dhe japin kontributin e tyre si pjesë e komunitetit australian. Ky komunitet ka formuar një shoqatë të cilës ia kanë vënë emrin “Nënë Tereza.

Kryetari i shoqatë “Nënë Tereza”, Tonin Pecaj, tha SBS ALBANIAN, se qëllimi kryesor i Shoqatëss Shqiptare është bashkimi i emigrantëve shqiptarë dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme me karakter atdhedashurinë dhe promovimin e vlerave shqiptare në Australinë e largët.