Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Është 1 shtator

Në Kosovë mbretëron errësira. S’ ka rrymë dhe s’ ka mendime të ndritshme. Ka mendime të errshme.
S’ fillon mësimi, sepse s’ kemi kulturë minimale të bëjmë dialog.
E lë të pi kafe me një mik timin, por ai s’ mund të del.
Pasi kalojnë disa minuta, më thërret në telefon dhe më thotë:
S’ka rrymë, një grua është bllokuar në lift, fëmijët qajnë, kanë ardhë zjarrëfiksit.
Tmerrohem.
Është 1 shtator.
Fëmijët në faqet e tyre të njoma përjetojnë flakareshat e ashpra të arrogancës së qeverisë.
Për ta s’ hapën dyert e shkollës, sepse qeveria e vendit të tyre krejt çka di është arroganca. Dhe siç thoshte Albert Einstein, e vetmja gjë ma e rrezikshme se injoranca është arroganca.
Dhe kështu, vendi ynë që dikur kishte ide e ideale të mëdha, po katandisët në terr. Po, vendi ynë është kthyer në një vend ku s’ ka ide as ideale të mëdha. Mjerisht, s’ ka as ide as idale të vogla. Ka arrogancë dhe terr.
Mjerueshëm, shoqëria jonë po përjeton një dekadencë të frikshme. Ajo s’po mund të mbjellë dashuri për njeriun dhe vendin. Ajo po mbjell frikë, arrogancë e terr.
Sepse, dinjiteti i fëmijëve dhe njerëze të këtij vendi shkilet me dy këmbë dhe ky realitet më tmerron.
Dhe sot të gjithë epshorët që duan të bëjnë krahasime bajate, le të trusin, sepse kurrfarë vlere s’ ka të thuhet: dje ishte keq. Kaq keq në Kosovë s’ishte që dy dekada. Sepse, dikur i besonim ngritjës, sot po shohim teposhtëza të frikshme.
Please follow and like us: