Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Elbasanit vendos burgim për supermashtruesin Faruk

Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor te Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg për Faruk Fatih Ozër. Gjyqtari i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta. “Sulm politik ndaj meje, mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta”, është shprehur ai. Ndërkohë avokatja e Ozer, ka deklaruar se ai nuk është personi përgjegjës për ato që e akuzojnë. “Humbja e qytetarëve është 20 mln $ dhe jo 2 mld $, gjysma e tyre i ka marrë paratë aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Please follow and like us: