Albspirit

Media/News/Publishing

Përveç “Rrethi Katror” në Top Channel, Alfred Çako me emision tjetër te Ora News

Së shpejti në RTV ORA News, nis emisioni më i ri “Jashtë Matriksit” nën moderimin e Alfred Çakos. Idetë e tij se çfarë do të trajtojë në emision, ky i fundit i paraqiti në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja. Ndryshimet e politikës në Shqipëri, lufta në Ukrainë, marrëdhëniet mes Turqisë e Greqisë e shumë çështje të tjera do të gjejnë hapësirë në emisionin e Alfred Çakos.

Alfred Cako: Synoj që brezin e ri ta mësoj dhe të ndikojë për ta edukuar në dy drejtime, së pari të mësojnë shkaqet e historisë që mesa kemi mundësi të përpiqemi të mos përsëritim gabimet, dhe e dyta është fakti që mua më pëlqen që rinia jonë – duke mësuar se çfarë ndodh në skutat ku merren vendimet e politikës botërore, – të jenë të ditur të mençur. Që të rinjtë që do të marrin postet e administratës dhe drejtimin e shtetit shqiptar, duke pasur informacione se çfarë ndodh dhe duke ditur historinë se nga vjen raca shqiptare, askush nuk mund të vij të na trysnojë ne. Mendoj se ky është shekulli i shqiptarëve për shumë shkaqe dhe mendoj se këtë do e kem një nga temat e emisionit. Mendoj se është 10-vjeçari i shqiptarëve, do të ketë një riformësim të Ballkanit, ku në ndryshim nga shekulli i kaluar pesha politike e shqiptarëve në rajon do të rritet.  Qeveritë shkojnë e ikin, kombi ngelet.

Sebastian Zonja: Si do ta trajtoje luftën në Ukrainë?

Alfred Cako: Kam qenë i dyzuar se Lindja e Perëndimi janë bashkë në këtë akt, dhe përsëri vazhdojë të dyshojë se kjo është një skenë e madhe e elitës botërore që duan të realizojnë agjendën e shpopullimit.

Sebastian Zonja: Pse do të zgjerohet kaq shumë Open Balkan?

Alfred Cako: Deri sa këtu merr pjesë Aleksandër Soros është në interes të tyre. Kërkojnë të bashkojnë një treg të përbashkët, do përpiqen të bëjnë dhe një qendër të madhe financiare. Është në plan që bursa ballkanike më e madhe do bëhet në Tiranë.

Sebastian Zonja: Ky Aleksandri edhe Turqinë e ka në dorë?

Alfred Cako: Ata kanë në dorë Amerikën e jo Turqinë, ata kanë në dorë Kinën Rusi. Unë mendoj se do të ketë një luftë Greqi-Turqi. Turqia do të ndahet në tre shtete.

Përveç emisionit, Çako do të vijojë edhe tek emisioni “Rrethi Katror” në Top Channel

Përgatiti Anila Kolgjini.

Please follow and like us: