Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: PLAKU ALI DHE ARMA

Ali me thërrasin.
tha plaku
edhe përtej lumit
teksa dridhte mustakun
dhe dorën e mbante n’brez!

Teksa rrëfente
për kodrat e ashpra
ofshamën
e jetën luftë
dy sytë lot ju mbushën!

Ah jeta
armë e zhveshur
si ujërat e turbullta
n’vjeshtë
tha plaku Ali!

Please follow and like us: