Albspirit

Media/News/Publishing

Demir Gjergji: QELQI I MBRËMJES

Të vinte përherë kjo mbrëmje,
Pa natë, mesditë e mëngjes,
Si çasti çudi pas një ëndrre,
Ku shpejt Ajo zhduket si vesë.
Të endej kjo mbrëmje gjithmonë,
Në shpirt e gjithkund në Gjithësi,
Si çasti i zgjimit të vonë,
Ku vendin e Saj e zë Ti.
E vetme kjo mbrëmje të jetë,
Pa hije, pa bëma, pa zë,
Si dita e parë në jetë,
Ku ende s’ka ndodhur asgjë.
Veç puthja jonë majfton,
Një lot apo zënkë, pastaj,
Që mbrëmja të ngrihet ciklon…
Gjithçka të përmbyset pas saj!
9 shtator 2019.
Please follow and like us: