Albspirit

Media/News/Publishing

Irlandë: Ndrek Gjini fiton grantin “Shkrimtar në Residencë”

Shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Ndrek Gjini, i cili jeton në Irelandë prej mëse 20 vjetësh është shpallur fitues in grantit  “Shkrimtar në Residencë”.

Ministria e Kulturës e Repulikës së Irelanës ka siguruar nga qeveria këtij vendi një fond prej 75 milionë eurosh që do ua paguaj si grante artistëve për një periudhë tre vjecare. Fituesit do përfitojnë një grant mujor prej 1430 eurosh për tre vjet rresht.

Kanë qënë mbi 9000 artistë të fushave të ndryshme që kanë aplikuar dhe 2000 prej tyre kanë fituar. Grupi i 2000 fituesve të grantit përfshin përfaqësues nga të gjitha format e artit.

Këtu përfshihen 707 piktorë, 584 muzikantë, 204 aktorë, skenaristë dhe regjizorë filmash, 184 shkrimtarë, 173 aktorë teatri, 32 kërcimtarë dhe koreografë, 13 artistë cirku dhe 10 arkitektë. 54 prej fituesve flasin gjuhën irlandeze.

Në mesin e 184 shkrimtarëve fitues të këtij granti është edhe emri i Ndrek Gjinit. Një sukses ky që nderon jo vetëm autorin por dhe kombin e origjinës së tij.

Në prill 2022, Presidenti i Republikës së Irlandës, Michael D.Higggins e priti në një takim zyrtar, shkrimtarin, Ndrek Gjini.

Një libër me poezi i Prersidentit Higgins, i cili është përkthyer nga anglishtja në shqip nga zoti Gjini dhe botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” në Tiranë iu dhurua Presidnetit gjatë këtij takimi.

Ndrek Gjini banon familjarisht për mëse 20 vjet në Republikën e Irlandës ku dhe është shkolluar me kohë të plotë duke marrë Bachelor Honours në Studimet e Trashigimisë Kulturore si dhe Master of Arts në Letersi. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Nacional të Irelandës në Galëay, si dhe Managing Editor i revistës letrare “The Galëay Revieë”. Gjini ka punuar më parë në Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë së qytetit Galëay, si dhe në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti si Kordinator Programi. Para disa vitesh ai është nominuar (shortlisted) nga bashkia e qytetit Galëay për çmimin “Përsoni i Vitit”. Ndrek Gjini ka botuar disa libra në gjuhen Angleze si dhe mjaft shkrime, esse dhe studime në shtypin irlandez.

Please follow and like us: