Albspirit

Media/News/Publishing

Marela Guga: 100 vjet nga Kongresi i Kishës Autoqefale në Berat

12 shtator 1922/100 vite më parë nisi punimet Kongresi i Kishës Autoqefale. Në sallën e shkollës Qëndrore në “Mangalem” 33 delegatë klerikë dhe laikë nga 17 prefektura dhe nënprefektura, erdhën me dëshirën e mirë të ndalnin përçarjen dhe të shpallnin autoqefalinë e kishës shqiptare. Punimet u hapën më 10 shtator 1922 dhe u drejtuan nga Perikli Kona. Inisiator i kongresit ishte kryebashkiaku i Durrësit Kostë Paftali. Kongresin e përshëndetën kryebashkiaku i Beratit, i Durrësit, Visarion Xhuvani, Vasil Marku dhe Papa Harallambi. Në Berat u hap rruga e njohjes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, Tomosit, përpjekje që zgjati plot 15 vjet.
Delegatët që morën pjese në kongres janë:
1. Berati- Perikli Kona dhe Dhimitër Tutulani
2. Korca-Ikonom Papa Josifi dhe Dhori Havjari
3. Pogradeci-At Vasil Marko dhe Thanas P. Kërxhalli
4. Bilishti-At Josifi dhe Anastas Çekrezi
5. Kolonja- Oshënar Sofroni dhe Dhimitër P. Nini
6. Leskoviku-At Vangjel Çamçe dhe Thanas Prifti
7. Fier-Loni Xhoxha (Xoxa) dhe Dhimitër Qilica (Kilica)
9. Durrësi-Arkimandrit Visarion Xhuvani dhe Gjergji Manushi
10. Përmeti-Dr. Kondi dhe Vasil Kota
11. Vlora-Tol Arapi dhe Jani Serani
12. Lushnja-Tun Gjergji dhe Llazar Bozo
13. Kavaja-Pal Xhumari dhe Andrea Konomi
14. Tirana-Papa Simani dhe Mark Hobdari
15. Elbasani-Vasil Llapushi dhe Simon Shuteriqi
16. Shpati-Taq Buda dhe Dhimitër Paparisto
17. Dibra-Leonidha Nishku dhe Kostë Paftali
18. Libohova-Spiro Kati.
Please follow and like us: