Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Polisi: NUK DI Ç’NGJYRË KANË DITËT ATJE

Nuk di ç’ngjyrë kanë ditët atje larg;
A djeg dielli, apo po shtegton
Bashkë me ty
Në vise të tjera, nëpër largësi?
Nuk e di a gulçon deti atje,
A ka stuhi brenda teje?!
Ndërsa ndjej se dallgët
I tërbojnë ditët e mia…
Ujë bëhem krejt dhe mbytem
Nga dashuria…