Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: NËNA

Trazonte nëna,
me sytë gjysmë mbyllur.
Trazonte lodhjen e duarve
rrathëve të sobës
tenxheres ciflitur.
Një çehre-menduar
i zbriste fytyrës,
përzihej me avujt e vaktit,
hukasnin mbi xhama mëngjesesh..
E unë, fëmijë i parritur,
hareshëm gëzoja…
Shkruaja me gishta,
luaja mbi xhama,
mundimet e nënës
që mbesnin aty.
Pa njohur,
pa ditur!
Please follow and like us: