Albspirit

Media/News/Publishing

Protestuesit iranianë paralajmërojnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër pritjes së “kasapit të Teheranit”

Vetëm në javën e fundit të gushtit, komunitetet iraniane mbajtën mitingje në të paktën gjashtë vende për të tërhequr vëmendjen ndaj krimeve të pazgjidhura kundër njerëzimit dhe për të dënuar atë që aktivistët e opozitës i kanë quajtur strategji perëndimore të “zbutjes” ndaj regjimit të Iranit. Tubimet u zhvilluan si reagim ndaj një shembulli të spikatur të asaj strategjie dhe në pritje të një tjetri. Në korrik, u zbulua se autoritetet belge kishin hyrë në një marrëveshje që mund të parashikonte lirimin e një diplomati-terroristi të dënuar iranian dhe pritet që në shtator presidenti i regjimit iranian Ebrahim Raisi të vizitojë Nju Jorkun për të marrë pjesë në sesionin e 77 te Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përkrahësit e opozitës udhëheqëse, Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane t’i mohojë Raisit një vizë që kur u zbulua se ai mund të merrte pjesë. Protestat e tyre paralajmërojnë se duke i dhënë atij lejen për të vizituar dhe për t’iu drejtuar një auditori ndërkombëtar, SHBA dhe OKB rrezikojnë të legjitimojnë një kriminel që akuzohet për krime të rënda kundër njerëzimit, si historike ashtu edhe të kohëve të fundit.

Please follow and like us: