Albspirit

Media/News/Publishing

Zeqir Cama: Lëviz si hije…

Zeqir Cama ka lindur në vitin 1949 në Fushëbardhë të Gjirokastrës. Ka kryer arsimin e lartë ushtarak dhe më pas Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ai bën pjesë në grupin e krijuesve letrarë që për vite të tëra kontribuan në atdhe si ushtarakë profesionistë. Ish-pjestari i Forcave Ajrore Zeqo Cama lëvron kryesisht poezinë dhe prozën e shkurtër. Librin e parë me poezi me titull “Shtigje të gurta” e ka botuar më 1972, ndërsa përmbledhja e fundit e krijimeve të tij letrare titullohet “Ftesë nga Fushëbardha”. Prej disa vjetësh ai jeton në Toronto.
M’u plakën shokët,
unë ngjaj më i plakur,
cdo vit qe hedh me plak sa për dy,
rrishtaz shtoj peshën si dosa e mbarsur,
dhe hahem me paqen e vetes, tek rri.
S’më joshin veshjet,
përtoj të vesh këmisha,
radhën e komçave harroj pa mbërthyer,
nepset mashkullore që teprica i kisha,
nuk dua ta besoj që më lënë të zhgënjyer.
Dhe i them vetes; kënaqu po deshe…
tek ulem e ngrihem ndër vakte pa shije,
përpiqem ta shes të rinuar vetveten
po përballë pasqyrës lëviz si nje hije.
M’u plakën shokët…
vetë ngjaj më i plakur,
tani, një vit me rëndon sa për dy,
nga shoket që kisha nuk di sa janë pakur,
papritur dikush mund të kete ikur tani!
Please follow and like us: