Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Bota lakuriq…

Bota lakuriq
Të paktën s’do ruaj kujtime
botës lakuriq
s’do mbetet gjurmë nga asnjë
përveçse njeriut të parë
lindur larmisë natyrore
të botës së pastërt nga hiçi
Bota lakuriq
Nuk do kem kohë të arrij përsëri
modën e veshjeve shumëngjyrëshe
Ndonjë fotografi e vjetër nëse do mundet shpëtuar
për të treguar sa e re dhe moderne kam qenë si në kohën ku po jetohet
Por nëse do jetë harruar ekzistenca e fotoshopit apo bisturisë
ku mburr të tashmen me lavdi.
Bota lakuriq
Po turren pa turp ta pushtojnë të gjithë
derisa të ngopen inatit kohës që i veshi
Lëkura ime dhjamosur
end cipëza mëndafshi
sa ta veshin përciptazi
për të mbuluar identitetin
t’mos mbetur injoruar joshjes.
Më kapi koha mes dy kohëve
ëndrra thurrur dashurive mister
dashuruar fantazive çmendurisht
Botës së veshur
Botës lakuriq.
(“Bota lakuriq” poezi mimozabici@, Tiranë, shtator 2022).
Please follow and like us: