Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri konteston “Grupin Çiftelia”

Vite më parë në media qarkulloi një foto e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, Tonin Vocajt, Agron Kuliçit, Nikolin Balës dhe biznesmenit Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Asokohe opozitë, mazhoranca e sotme, i vendosi këtij grupimi emrin “Grupi çiftelia”

Në komunikimin e sotëm me qytetarët dhe gazetarët, kryeministri Rama u pyet se sa e moralshme ishte që Rrumbullaku i cili ishte gjykuar nga grupi socialist të vendosej sot në krye të Policisë së Shtetit.

Sipas kryeministrit drejtori i ri është shembulli se qeveria sot nuk përdor modelin e ndarjes “të tanët” dhe “të atyre”. “Nuk jemi një regjim patronazhistësh siç thuhet dhe me këtë rast i përshëndes patronazhistët kudo ku janë se janë zemra e pazëvendësueshme e Partisë Socialiste, por jemi një qeveri e cila vlerëson meritën,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha se Rrumbullaku ka mbajtur një nga postet drejtuese më të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe është një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë dhe më karrierën më profesionale në Policinë e Shtetit.

“Kështu që ato çiftelitë dhe ato daullet e risjella 10 vjet më mbrapa në skenë për arsye që unë i di, por që nuk ka rëndësi fare t’i harxhojmë kohë publikut këtu pse dhe nga kush dhe si, nuk kanë asnjë vlerë. Muhamet Rrumbullaku është një vlerë morale, me një integritet të padiskutueshëm deri tani nga askush, të paktën deri tani sa i përket aspektit të ndershmërisë profesionale,” – deklaroi Rama.

Please follow and like us: