Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Politikanë të dashuruar me censurën në Art

Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para ’90! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem)… si themelues i Partisë Demokratike (PD), ndiej trishtim të konstatoj kētë kërkesë absurde nga ajo. Ju them këtyre PD- istëve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3 për qind e popullatës… Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nëse hidhni teza të tilla. Korrigjoni shënjestrën nëse seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria! Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar! Shoqëri e çuditshme, kaq shumë të dashuruar këta politikanë me censurën në Art! Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin. Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë çfarë zgjedh, nuk mund t’i imponohet asnjë instrument politik.

13 shtator 2022.

Please follow and like us: