Albspirit

Media/News/Publishing

Angela Martini mbulohet me New York Times për lajme të mira

Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. Megjithatë, kësaj here Angela Martini i ka lënë pak vend imagjinatës. Modelja shqiptare, e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka publikuar disa fotografi ku shfaqet vetëm me një gazetë në trup. “Është koha për të marrë një lajm të mirë”, ka shkruar modelja. Ylli shqiptar e ka kthyer gazetën në një “fustan” shoqëruar me një rrip të zi në mes. Kujtojmë që në dhjetor në të vitit të kaluar modelja dhe partneri i saj, Dragos Savulescu u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën djalin që e quajtën Kyree Martini Savulescu përmes një nëne surrogate.

https://www.instagram.com/angela_martini/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b48d10ee-1bea-49e2-8d7a-a9f0b151944e

Please follow and like us: