Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi: Në vend që të mirëpritni Raisi, kryetar i masakrës së 1988, procedoni atë

Nga Saqqez, Sanandaj dhe Divandarreh, në Teheran, Karaj, Isfahan, Mashhad, Rasht dhe qytete të tjera të Iranit, protestuesit trima kanë tronditur shtyllat e sundimit shtypës të Khameneit me thirrjet e tyre “Nga Kurdistani në Teheran, Irani është i zhytur në gjak”, “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është i paligjshëm,” dhe “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo udhëheqësi suprem i mullahëve”.

Bashkatdhetarët tanë trima në Kurdistan hynë në një grevë të përgjithshme. Studentët në Universitetin e Teheranit, Universitetin e Teknologjisë Sharif, Universitetin Amir Kabir, Universitetin Melli, Universitetin Tarbiyat Modarres, Universitetin Allameh, Universitetin e Arteve dhe Universitetin e Isfahanit gjithashtu mbajtën demonstrata të guximshme. Të gjitha këto shenja tregojnë se një forcë e fuqishme është ngulitur në zemrën e shoqërisë iraniane, e cila është e vendosur të rrëzojë regjimin.

Please follow and like us: