Albspirit

Media/News/Publishing

10 mijë derrat në Selanik alarmojnë konspiracionistët grekë

Shërbimet pyjore dhe veterinare vlerësojnë se aktualisht ka 9,000 deri në 10,000 derra të egër rreth Selanikut, tha kryetari i bashkisë së Neapolis-Sykeon, Simos Danielidis. “Këto shifra janë tragjike dhe po të kemi parasysh ritmin e riprodhimit të tyre, në 2-3 vite do ta kenë pushtuar zonën. Duhet të merren masa të menjëhershme, radikale dhe efektive”, shtoi ai. Për t’u marrë me këtë çështje, u mbajt një mbledhje e gjerë, e cila u thirr nga inspektimi i zbatimit të politikës pyjore të Maqedonisë-Trakisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave, të Rajonit të Maqedonisë Qendrore, të Entit Pyjor dhe brigada e zjarrfikësve. Ngjarja ka vënë në alarm konspiracionistët grekë, të cilët kanë thirrur një mbledhje urgjente. Ata kanë kërkuar ndihmën edhe të konspiracionistëve të vendeve fqinje, ku më të preferuar janë ata të ‘Ballkanit të hapur”.

Please follow and like us: