Albspirit

Media/News/Publishing

Biden emëron diplomatin shqiptar për ambasador të SHBA në Mal të Zi!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi pritet që të jetë një shqiptaro-amerikan. Presidenti Joe Biden ka emëruar diplomatin shqiptar Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasë ministre-këshilltare teksa së fundmi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën Amerikane në Budapest.

Më herët ai punoi edhe zëvendësshef i Misionit të Ambasadës Amerikane në Poloni, Malin e Zi e Shqipëri. Aliu ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si diplomë Master në Studime Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.

Please follow and like us: