Albspirit

Media/News/Publishing

Antikonspiracioniste/Kush gënjen, Kryeministri, Ministrja e Arsimit apo fondacioni ‘Gulistan’?

Rama: Mbyllja e “Mehmet Akif Ersoy”, asnjë qëllim tjetër veç zbatimit të barabartë të ligjit

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se vendimi për heqjen e licensës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy” nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një license shkolle si plot të tjera më parë”, tha Rama.

“Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licensës”, theksoi ai.

Sipas Kryeministrit, “përdorimi i fëmijëve për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”.

http://ata.gov.al/2022/09/23/rama-mbyllja-e-mehmet-akif-ersoy-asnje-qellim-tjeter-vec-zbatimit-te-barabarte-te-ligjit/

Ministrja Kushi tregon arsyet e mbylljes së kolegjit turk në Tiranë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas mbylljes së kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”, një ditë më parë. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Kushi thotë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë. Sipas ministres Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Në reagimin e ministres theksohet se ky kolegj nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tij dhe në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet. “Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit. Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se “Revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi”, thuhet në reagimin e ministres Kushi.

https://euronews.al/kryesore/2022/09/23/ministrja-kushi-tregon-arsyet-e-mbylljes-se-kolegjit-turk-ne-tirane/

Deklaratë e shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Tiranë
Deklaratë për shtyp mbi VKM-në e datës 22 Shtator 2022 për mbylljen e aktivitetit të shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Tiranë
Nëpërmjet medias jemi njoftuar sot për VKM-në me objekt mbylljen e aktivitetit të institucionit tonë duke mos mësuar zyrtarisht mbi shkaqet e vendimit, i cili godet në radhë të parë arsimin cilësor në Shqipëri.
Shkolla e Mesme jopublike “Mehmet Akif” eshte pjese e Fondacionit “Gulistan” prej 26 vitesh në Shqipëri duke zbatuar në mënyrë të përpiktë kuadrin ligjor të vendit, ndërsa mbart mbi vete një histori të madhe suksesi teksa është radhitur në mënyrë të vazhdueshme në krye të listës së shkollave më të mira.
Me dhjetëra medalje ari dhe qindra të tjera në olimpiada brenda dhe jashtë vendit, shkolla jonë është një krenari e nxënësve, prindërve që na besuan si edhe vetë Shqipërisë duke dhënë një kontribut të rendësishëm në rritjen e cilësisë së arsimit këtu.
Jo më kot, institucionet përgjegjëse na kanë vlerësuar si ndër më të mirë për vite me radhë në këtë sektor.
Deri më tani, në shkollën tonë janë arsimuar mijëra nxenës, të cilët sot përbëjnë elitën intelektuale të vendit, ndërsa duam të theksojmë se krahas tyre, vendimi i qeverisë prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 159 nxenës nga e gjithë Shqipëria dhe familjet e tyre krahas mësuesve dhe stafit mbështetës të shkollës.
Pavarësisht sukseseve tona, dashurisë dhe përkushtimit ndaj arsimit, sot u përballëm me një vendim të tillë, i cili sipas nesh nuk ka të bëjë me arsimin apo zbatimin e ligjeve të këtij vendi.
Si u shkua deri këtu
Në fund të vitit mësimor 2021-2022 u ndjemë të detyruar të ndryshojmë godinën, pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, te një tjetër, në zonën e Mëzezit / Kashar (ish-godina e Univesitetit “Aldent”).
Për të kthyer këtë godinë në një ambient të denjë për standardet tona, vepruam sipas përcaktimeve ligjore duke njoftuar Ministrinë e Arsimit si edhe morëm leje për të kryer punime nga institucionet e qeverisjes vendore.
Gjatë kësaj periudhe, deri në fund të muajit gusht kemi patur inspektime dhe korrespondencë të rregullt me autoritetet përgjegjëse dhe nuk kemi hasur asnjë problem dhe nuk jemi informuar për diçka që nuk shkon në drejtim të vijimit të punës normalisht.
Në 14 shtator të këtij viti, pranë shkollës sonë paraqitet një grup pune i Ministrisë së Arsimit për të kryer inspektimet mbi ligjshmërinë e veprimtarisë.
Çuditërisht, sot më datë 22 shtator, nëpërmjet postës jemi njoftuar nga Ministria e Arsimit se institucioni ynë nuk i plotëson kriteret për vijimin e aktivitetit.
Ndodhur pëpara një vëndimi të tillë, kemi bindjen e plotë se drejtësia do e thotë fjalën e saj.
Fondacioni Gulistan do ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të mundësuar vijimësinë normale të aktivitetit arsimor.
Fondacioni Gulistan.
Please follow and like us: