Albspirit

Media/News/Publishing

Nga ekspertja e Edukimit Ana Llazo: Dilema e të rinjve, të studiojnë në Shqipëri apo jashtë vendit

 

Universiteti është vendi ku fillon një jetë e re akademike dhe studentet përmbushin ëndrrat e tyre për profesionet e ardhshme në jetën e tyre. Studimi në universitet inkurajon mendimin krijues dhe të pavarur. Studentët janë të ekspozuar ndaj kërkimit dhe teknologjisë. Jeta universitare në përgjithësi i ekspozon studentët ndaj kulturave dhe prejardhjeve të tjera. Arsimi universitar ofron jo vetëm aftësi të nivelit të lartë të nevojshëm për çdo treg pune, por edhe trajnime thelbësore për mësuesit, inxhinierët, mjekët, infermierët sipërmarrësit dhe profesione të tjera. Janë pikërisht këta individë të trajnuar që zhvillojnë kapacitetet dhe aftësitë në zhvillimin e fushave të caktuara jetësore. Bota po ndryshon, teknologjia po zhvillohet përtej ëndrrave tona dhe çështjet komplekse në mjedis, bizneset vazhdojnë të ndryshojnë shoqërinë tonë dhe arsimi i lartë përgatit studentët për të përballuar këto sfida me guxim dhe vendosmëri. Nje diplomë ka të bëjë me të mësuarit se si të mendosh, komunikosh dhe japësh por më realisht mund të konsiderohet si një transformim nga potencial në realizim.

 Por sa duan maturantët të shkojnë në universitet dhe cilin te zgjedhin?

 Të studiojnë jashtë apo në vendin tonë?

Shumica e tyre preferojnë të largohen nga vendi dhe të studiojnë jashtë. Ata shprehen se eksperienca e studimit jashtë i mëson atyre të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë dhe se përjetojnë diversitetin në kultura, gjuhë, mënyrë jetesë dhe sistemet e edukimit. Arsimi jashtë vendit kontribon në zgjerimin e horizonteve dhe formimin e njohurive të nevojshme për një specialist shumë të kualifikuar. Përveç kësaj studimi jashtë vendit është mënyra më e mirë për të gjetur punë atje pasi vendi ynë nuk ja ofron gjithmonë nje punë pas diplomimit. Por pavarësisht gjërave pozitive ka edhe maturantë që nuk e shikojnë të ardhmen e tyre duke studiuar jashtë. Ata shprehen se mungesa e një mjedisi të kuptueshëm mund të ndikojë në gjendjen e tyre. Nuk është e lehtë të zhvendosesh për të jetuar në një vend tjetër. Të rinjtë ndodh që të përballen me një buxhet të pavarur gjithashtu nuk mbështeten në forcat e tyre dhe në këtë mënyrë mbeten pa mjete jetese. Vizioni i sotëm i pjesës më të madhe të rinjve është të studjojne në një shtet të zhvilluar europian, të punosh në një ambjent ndërkombëtar ose të paktën të ketë një eksperiencë edukimi jashtë vendit.

Please follow and like us: