Albspirit

Media/News/Publishing

Umberto Eco: Historia e bukurisë

A jeni në gjëndje ta kuptoni se sa më e hijshme është një grua – e cila, edhe në u rregulloftë, e bën me aq kursim e kaq lehtë këtë, sa kush e sheh nuk është i sigurt nëse ajo është rregulluar apo jo – nga një grua tjetër, aq e lyer, sa duket sikur ka vënë një maskë në fytyrë dhe nuk guxon të qeshë nga frika se mos e shqyen dhe që ndryshon ngjyrë vetëm kur vishet në mëngjes; dhe pastaj gjithë pjesën tjetrër të ditës qëndron si një shtatore e palëvizur prej druri, duke u shfaqur vetëm në dritën e pishtarit ose, sikurse i tregojne tregëtarët e kujdesshëm rrobat që shesin në ndonjë vend të errët? Dhe sa më tepër nga të gjitha është e pëlqyeshme ajo grua, nuk po them e shëmtuar, që shihet menjëherë se nuk ka vënë asgjë në fytyrë, ndonëse nuk është as aq e bardhë dhe as aq e kuqe, por e zbehtë ashtu siç ia ka dhënë ngjyrën vetë natyra e nganjëherë edhe me një tis të kuq pafajësie nga turpi a ndonjë shkak tjetër, me flokët ashtu si zakonisht të pa rregulluar e të pa krehur e me gjeste të thjeshta e të natyrshme, pa treguar shenja zelli a kujdesi për t’u dukur e bukur? Pikërisht kjo është ajo thjeshtësi e përçmuar, që është aq e pëlqyeshme për sytë dhe shpirtin e njeriut, që kurdoherë ka frikë se mos mashtohet nga ujdisjet me art…

Please follow and like us: