Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Ruajtja e qetësisë mendore

…Ruajtja e qetësisë mendore në çdo moment të jetës është zbulim i zgjedhjes së ekuacionit me të gjitha të panjohurat, sepse kjo fuqi mendore nuk matet me asnjë thesar në botë, ngase kjo fuqi është ajo që zbulon thesar mbi thesar, fshehtësi mbi fshehtësi dhe krijon mrekulli mbi mrekulli…
Andaj ruani, përkëdheleni dhe duajeni këtë thesar të paçmuar, ashtu siç përkëdhel nëna foshnjën për herë të parë, ashtu si nëna përkujdeset për foshnjën e vet natë e ditë, pa u lodhur fare, me dashuri të pakushtëzuar. Ky është një sekret i pathënë, por është një realitet që mund ta zbatojë dhe ta përjetojë secili prej nesh, sepse çdo njeri e ka këtë thesar që nga ardhja në këtë jetë. Andaj, shfrytëzoni thesarin tuaj me shumë kujdes dhe përkushtim, sepse po e trajtuat këtë thesar siç duhet, nuk do t’ju lërë asnjëherë në baltë. Andaj, nuk e them rastësisht që dijenitë e mëdha, burojnë nga thesaret e vogla e ky thesar i vogël është mendja jonë dhe fuqia e saj e pafundme…
Marrë nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës
Please follow and like us: