Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Dua Lipa përmend ‘Kështjellën’ e Kadaresë në ceremoninë e ‘The Booker Prizes’

Dua Lipa përmend për herë të parë Ismail Kadarenë dhe duket se këtë e kishte ruajtur për një nga mbrëmjet më me rëndësi të librit sikurse është “Booker Price” në Londër. Ylli ndërkombëtar ishte ftuar për mbajtur një fjalim  duke e konsideruar si një nder të madh të ishte në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë, kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri. “Kur isha 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Kështjella” e Ismail Kadaresë, testoi aftësitë e mia gjuhësore, ndërkohë që më ndihmoi të lidhem me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës”, ka thënë këngëtarja. Dua Lipa pa treguar se obsesionet e saj të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman. Ndërsa përmes Kadaresë mësoi për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë sot për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë sonë. Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë se sa dhurata na bëjnë- theksoi ajo. Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat që më qetësojnë”. “Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë, dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, tha Dua. Çmimi kryesor u fitua nga autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla. Kadare e ka fituar International Booker Prize më 2005, në edicionin e tij të parë. Booker Price është çmimi më i rëndësishëm britanik në nivel ndërkombëtar.

Disa nga fituesit

  1. Ismail Kadare, Shqipëria
  2. Chinua Achebe, Nigeria
  3. Alice Munro, Kanada
  4. Philip Roth, SHBA
  5. Lydia Davis, SHBA
  6. László Krasznahorkai, Hungaria Hungarisht
  7. Han Kang, Koreja e Jugut
  8. David Grossman, Izraeli

Kadare dhe fituesit e tjerë të Çmimit Ndërkombëtar ‘Man Booker International’

Helena Kadare: Man Booker International Prize, përballja me titanët e letërsisë bashkëkohore

Vlerësimi këngëtares Dua Lipa për Kadarenë, lajm i parë në mediat shqiptare dhe të huaja

Video/Dua Lipa përmend ‘Kështjellën’ e Kadaresë në ceremoninë e ‘The Booker Prizes’

https://euronews.al/arte/2022/10/19/lipa-jehone-kadarese-ne-londer-permes-tij-mesova-per-frymen-e-rezistences-shqiptare/

https://www.botasot.info/mediale-vip-showbiz/1887133/dua-lipa-flet-per-ismail-kadarene/

Dua Lipa përmend ‘Kështjellën’ e Ismail Kadaresë gjatë fjalimit në The Booker Prizes – video

https://klankosova.tv/lipa-permes-kadarese-mesova-per-shpirtin-rezistues-te-shqiptareve-video1/

https://zeri.info/showbiz/467076/dua-lipa-flet-ne-booker-prize-e-permend-edhe-ismail-kadarene/

http://www.panorama.com.al/dua-lipa-jehone-ismail-kadarese-gjate-fjalimit-ne-londer-libri-keshtjella-testoi-aftesite-e-mia-gjuhesore-me-ndihmoi-te-lidhesha-me-prejardhjen-time-shqiptare/

https://www.anabelmagazine.com/news/66339/dua-lipa-flet-per-letersine-dhe-rendesine-e-veprave-te-kadarese-ne-jeten-e-saj

Përmendi Ismail Kadarenë, Dua Lipa na mbushi zemrat plot me fjalimin e saj në “Booker Prize”

Dua Lipa: Përmes veprës së Ismail Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve!

https://bordo.al/2022/10/18/dua-lipa-permend-ismail-kadarene-gjate-fjalimit-ne-booker-prize-ne-londer/

https://javanews.al/dua-lipa-permend-ismail-kadarene-gjate-fjalimit-ne-booker-prize-mesova-per-frymen-e-rezistences-shqiptare/

Dua Lipa: Përmes veprës së Ismail Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve!

Dua Lipa jehonë Kadaresë në Londër: Libri “Kështjella” më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen time

https://www.koha.net/showbiz/348592/dua-lipa-flet-per-ismail-kadarene-dhe-inspirimin-qe-gjeti-ne-librat-e-tij/

Dua Lipa përmend Ismail Kadarenë gjatë fjalimit në “Booker Prize” në Londër

 

Please follow and like us: