Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet gjyshja që shpërndante pa pagesë lajmet e Kremlinit

Një gjyshe nga qyteti irlandez i Cork është dënuar të premten me 16 javë burg, për shpërndarje të lajmeve të rreme të Kremlinit dhe abuzim verbal ndaj refugjatëve ukrainas në qytetin e saj, teksa i quante “përdhunues e kriminelë”.

Zhvillimi vjen teksa 68 vjeçarja Margaret Buttimer kishte krijuar një “skenë skandali” në hotelin ku po akomodohen refugjatët ukrainas, duke bërtitur epitetet e saj te padenja.

Buttimer, u deklarua e pafajshme ndaj akuzave në gjykatën e Bandon në lidhje me incidentin në hotelin Munster Arms muajin e kaluar. Oficeri Nigel Whelton tha në gjyq se ai dhe një koleg kishin shkuar në vendngjarje pasditen e 26 janarit pas raportimeve se një grua po krijonte trazira aty.

Ai shtoi se kishin parë zonjën Buttimer që bërtiste në zonën e recepsionit.

“Dua të di sa refugjatë ukrainas po qëndrojnë në këtë hotel, sepse kjo është një kosto e popullit irlandez”, raportonte oficeri fjalët e gruas, e cila më pas kishte thënë se “këta ukrainasit janë përdhunues e kriminelë”.

Detektivi Whelton tha se i kishte kërkuar zonjës Buttimer të hiqte dorë por ajo vazhdonte dhe kërkonte të fliste me menaxherin, ndërsa shtonte se situata po përshkallëzohej dhe se ajo po krijonte një skenë.

Buttimer ishte shoqëruar jashtë dhe ishte inkurajuar të hiqte dorë por pas disa tentativash, oficerët e arrestuan atë, duke thënë se “nuk kishin opsion tjetër”.

Plunkett Taaffe, avokati i Buttimer, tha se klientja e tij vetëm po pyeste nëse ata që po vendoseshin në hotel ishin kontrolluar për precedentë, dhe se ajo nuk i kishte quajtur përdhunues e kriminelë.

Por oficeri Whelton tha “jo, unë e dëgjova qartë”. Në dëshminë e saj, Margaret Buttimer tha se kishte kërkuar informacion nga menaxheri i hotelit.

Gjyaktësi vendosi se shkeljet e propozuara qëndronin dhe provoheshin.

Please follow and like us: