Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kulla: Ante Gotovina, heroi i kombit kroat

Ante Gotovina, heroi i kombit kroat, heroi i luftës dhe i lirisë, u përball me burgimin dhe me gjyqin në Hagë ku doli i pafajshëm, iu propozua të bëhet President apo Kryeministër, tha JO. Nëse unë hyj në politikë e bëhem President, Kroacia do të jetë peng i imi dhe do humbasë aleatët që ka në Perëndim. Do t’i shërbej të ardhmes europiane të Kroacisë duke mos hyrë në politikë, sikundër i kam shërbyer duke luftuar për lirinë e vendit tim! Respekt për këtë njeri të madh!

Post Scriptum: Ante Gotovina, lindur më 12 tetor 1955 është një ish-gjeneral lejtënant kroat që ka marrë pjesë në Luftën Kroate për Pavarësi. Ai është i njohur për tij rolin e tij në Operacionin “Stuhia” në vitin 1995. Në vitin 2001, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) e akuzoi atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë operacionit dhe pas tij. Më 16 nëntor 2012, dënimet e tij u përmbysën nga kolegji për ankesa i Tribunalit dhe ai u la i lirë.

Please follow and like us: